Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Nga kjo ditë e tutje i Craig & Amy GroeschelShembull

Craig & Amy Groeschel’s From This Day Forward

DITA 5 NGA 7

“Qëndroni të pastër”

Njerëzit shpenzojnë muaj të tërë për të planifikuar martesën e tyre, por ndonjëherë e lënë pas dore për ta bërë një prioritet planifikimin e martesës. Ne mund të ndjekim një studim paramartesor ose të flasim me shërbyesin që kryen ceremoninë e martesës, por shpesh ne nuk hapemi vërtet për çështje që kanë të bëjnë me lidhjen martesore. Ne as mund të mos jemi plotësisht në dijeni se si mendimet dhe zakonet e sjelljeve tona mund të kërcënojnë unitetin tonë.

Duke qenë se shtrati martesor është standardi i Perëndisë për afrimitetin seksual, ai është edhe vendi që pëson më tepër kur bagazhi seksual hyn në një lidhje martesore. Qoftë nëse kjo vjen nga një e kaluar e shthurur, muzika të ngarkuara seksualisht, novela sugjestive seksualisht, plagë të pashëruara nga abuzimi ose nga ekspozimi ndaj pornografisë — çdo burim i stimulimit seksual jashtë kontekstit të martesës është një kërcënim i rrezikshëm. Pavarësisht se mund ta kesh bindur veten se është e padëmshme, nëse e mban këtë sekret dhe nuk ia tregon partnerit tënd, je duke ia mbyllur derën afrimitetit dhe duke ia hapur derën shkeljes së kurorës.

A jeni të gatshëm për të ndërtuar bashkë një barrierë që do t'i mbajë jashtë këto rreziqe? A jeni të gatshëm të kufizoni liritë tuaja që të jeni të fortë kundër tundimeve? A jeni të gatshëm të jeni të hapur për programin tuaj, për bisedat tuaja apo për bashkëveprimet që bëni në internet? Bëni këtë kur jeni të fortë për ta mbrojtur veten kur jeni të dobët. Kërkojini Perëndisë t'ju bëjë të njohura dobësitë tuaja — pastaj forcojini ato.

A do të kapërcehen kufij? A do të ndodhin dështime? Pothuaj patjetër. Përballini problemet kur ato vijnë. Kërkojini Perëndisë t'ju falë. Kërkoji partnerit të të falë. Por luftoni për të qëndruar të pastër. Pastërtia ka rëndësi.

Le të lutemi bashkë: Jezus, Ti pagove një çmim kaq të madh për të na bërë të pastër dhe një krijim të ri. Vetëm Ti mund të na bësh të pastër në sytë e tu. Na ndihmo të kemi kurajën për të qëndruar të pastër. Na jep forcën për të falur dhe mbroji zemrat tona nga dëmi i mëkatit. Në Emrin e Jezusit, amen.
Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Craig & Amy Groeschel’s From This Day Forward

Mund të keni një martesë fantastike. Zgjedhjet që bëni sot do të përcaktojnë martesën që do të keni nesër. Pastori dhe autori bestselling i New York Times, Craig Groeschel dhe gruaja e tij, Amy, ju tregojnë se si pesë angazhime mund t'ju ndihmojnë të mbroni martesën tuaj nga dështimet: Kërkoni Zotin, luftoni drejtë, argëtohuni, qëndroni të pastër, dhe kurrë mos u dorëzoni. Merrni martesën që keni dashur gjithmonë, duke filluar - nga kjo ditë e tutje.

More

Duam të falenderojmë Zondervan, HarperCollins, dhe LifeChurch.tv për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.zondervan.com/from-this-day-forward