Nga kjo ditë e tutje i Craig & Amy GroeschelShembull
“Që sot e mot”
Qoftë nëse je i martuar apo jo sot, a ke fantazuar ndonjëherë se si do të dukej martesa tënde? Çfarë lloj njeriu do të ishte partneri tënd? Çfarë lloj marrëdhënie do të kishit bashkë? Madje edhe nëse do të kishit fëmijë dhe se ku do të jetonit? Tani mendo për jetën që ke sot. Kur realitetet tona nuk përkojnë me ëndrrat tona, ç'mund të bëjmë për këtë?
Premtimet martesore përfshijnë shpesh shprehje si “në të mirë e në të keq, në pasuri ose në varfëri, në sëmundje dhe në shëndet”. Marrëdhëniet i përfshijnë të gjitha këto gjëra. Pavarësisht se çfarë rrethana, zgjedhje, dështime ose surpriza mund të na kenë çuar në një të tashme më pak se ajo e ëndërruar, ne s'mund ta hedhim vështrimin mbrapa për ta bërë atë më mirë. Ne veçse mund t'i kushtohemi një të ardhme më të mirë duke filluar tani — “që sot e mot”.
Nëse zotërimi i martesës së ëndrrave tuaja do të ishte kollaj, ju tashmë do ta kishit atë, apo jo? Nëse të mungon forca, duhet të mësosh të mbështetesh në forcën e Krishtit, që është gjithnjë e mjaftueshme. Dhe edhe nëse je në një vend kur mendon se je krejt pa dashuri — ti mund të mbështetesh në dashurinë e Tij që nuk shteron kurrë.
Le të lutemi bashkë: Zot, të falënderoj që çdo ditë që kemi nga Ty është një dhuratë, një mundësi tjetër për një fillim të freskët. Na ndihmo të falim dhe ta lëmë të kaluarën. Të lutem na ndihmo të shohim forcën tënde në dobësitë tona sot, dhe pastaj prapë nesër dhe çdo ditë pas kësaj. Në Emrin e Jezusit, amen.

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Mund të keni një martesë fantastike. Zgjedhjet që bëni sot do të përcaktojnë martesën që do të keni nesër. Pastori dhe autori bestselling i New York Times, Craig Groeschel dhe gruaja e tij, Amy, ju tregojnë se si pesë angazhime mund t'ju ndihmojnë të mbroni martesën tuaj nga dështimet: Kërkoni Zotin, luftoni drejtë, argëtohuni, qëndroni të pastër, dhe kurrë mos u dorëzoni. Merrni martesën që keni dashur gjithmonë, duke filluar - nga kjo ditë e tutje.
More
Duam të falenderojmë Zondervan, HarperCollins, dhe LifeChurch.tv për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.zondervan.com/from-this-day-forward