Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Nga kjo ditë e tutje i Craig & Amy GroeschelShembull

Craig & Amy Groeschel’s From This Day Forward

DITA 4 NGA 7

“Kënaquni”

Të jesh i fejuar mund të jetë kënaqësi e madhe. Kjo kohë është e mbushur me pritje dhe emocione, megjithatë është veçse një kornizë e vogël e kohës në kontekstin e një jete të tërë të kaluar bashkë. Si mund të mbartni kënaqësinë e kohës së njohjes, të fejesës dhe të muajit të mjaltit në vitet e shumta të martesës? Si mund të gjeni kënaqësi kur përballeni me vështirësi financiare, probleme me fëmijët apo thjesht me ndryshimet normale të jetës? A duhet të vazhdosh të ndjekësh partnerin tënd edhe pasi tashmë e ke “kapur” atë?

PO! Ti duhet ta bësh kënaqësinë një prioritet. Mund të duket si një luks që nuk e përballon dot, por realiteti është, kjo është një pjesë e nevojshme për të pasur një martesë që ecën gjatë. Kënaqësia është një kërkesë. Dhe ti mund TË ZGJEDHËSH të kënaqesh me partnerin tënd.

Po kur martesa e dikujt tjetër duket më e kënaqshme se tuaja? Po nëse ajo vajza në bankë qesh me shakatë e tua? Po nëse ai djali në zyrë duket sikur ka gjithnjë plane më të mira për fundjavën? Nëse bari duket më i gjelbër diku tjetër — ujit oborrin tënd! Ji i qëllimtë për afrimitetin dhe lidhjen e ngushtë. Punoni për t'u kthyer te të qenët miq të ngushtë: qeshni bashkë, luani bashkë, shkoni te njëri-tjetri për rehati dhe gëzim. Mund të mos duket kënaqësi të caktoni kohë për kënaqësi, por kjo mund të jetë ku duhet të filloni. Dhe kjo marrëdhënie është ajo që dëshironi në fund të fundit, apo jo?

Le të lutemi bashkë: Atë, ne pendohemi për gjërat që kemi lejuar të mbingarkojnë kohën tonë me njëri-tjetrin. Na ndihmo të gjejmë kohë për t'u ulur si çift. Na jep urtësi dhe krijueshmëri për të gjetur mënyra që na gëzojnë së bashku. Në Emrin e Jezusit, amen.
Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Craig & Amy Groeschel’s From This Day Forward

Mund të keni një martesë fantastike. Zgjedhjet që bëni sot do të përcaktojnë martesën që do të keni nesër. Pastori dhe autori bestselling i New York Times, Craig Groeschel dhe gruaja e tij, Amy, ju tregojnë se si pesë angazhime mund t'ju ndihmojnë të mbroni martesën tuaj nga dështimet: Kërkoni Zotin, luftoni drejtë, argëtohuni, qëndroni të pastër, dhe kurrë mos u dorëzoni. Merrni martesën që keni dashur gjithmonë, duke filluar - nga kjo ditë e tutje.

More

Duam të falenderojmë Zondervan, HarperCollins, dhe LifeChurch.tv për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.zondervan.com/from-this-day-forward