Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Nga kjo ditë e tutje i Craig & Amy GroeschelShembull

Craig & Amy Groeschel’s From This Day Forward

DITA 3 NGA 7

“Lufto drejt”

Të gjitha çiftet luftojnë. Por SI lufton përbën ndryshimin midis një mosmarrëveshje të vogël dhe dëmtimi të madh. Çiftet e shëndetshme luftojnë për zgjidhje, jo për fitore. Konflikti nuk është një vrasës i marrëdhënieve në vetvete. Por këtu janë katër shenja paralajmëruese që nuk jeni duke u përballur me konfliktin në mënyrë të dobishme:

1. Kritika
A po e përdor mosmarrëveshjen ose konfliktin si një mundësi për të kritikuar partnerin tënd? Ose a jeni fajtorë që i keni kritikuar ata përpara të tjerëve? Kritika është një shenjë paralajmëruese që po luftoni kundër njëri-tjetrit dhe jo për marrëdhënien.

2. Përbuzja
Përbuzja është një nga treguesit më të saktë që një martesë po del nga shinat. Edhe nëse nuk shprehet me fjalë, një vështrim i neveritur, një sy i irrituar ose një vërejtje sarkastike janë prapë një flamur sinjalizimi.

3. Justifikimi
Në këtë çast — kur nuk je në mes të një grindje — duhet ta pranosh se justifikimi i tepërt nuk është diçka që ndoshta do të jesh në gjendje ta shohësh te vetja kur të dalin puplat. Ty do të të duhet të zgjedhësh të dëgjosh kur kjo të vihet në pah.

4. Bllokada
Nëse partneri yt nuk e kërkon Perëndinë me ty, mos e lejo këtë të të ndalojë. Partneri yt nuk është armiku yt. Ne kemi veçse një armik. Dhe ai është hajdut dhe gënjeshtar që nuk lufton drejt. Mos luftoni njëri-tjetrin. Hyr në të njëjtën skuadër dhe lufto çështjet frymërore si krenarinë dhe zemrën e ngurtësuar të cilat e sabotojnë marrëdhënien tuaj.

Le të lutemi bashkë: Jezus, të lutemi na ndihmo të mos e lejojmë konfliktin që të sjellë një të çarë në martesën tonë. Na ndihmo secilin prej nesh që të lëmë krenarinë tonë dhe t'i përballim çështjet tona të kritikës, përbuzjes, justifikimit dhe bllokadës. Na ndihmo të angazhohemi të luftojmë në një mënyrë që sjell restaurim dhe zgjidhje. Në Emrin e Jezusit, amen.
Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Craig & Amy Groeschel’s From This Day Forward

Mund të keni një martesë fantastike. Zgjedhjet që bëni sot do të përcaktojnë martesën që do të keni nesër. Pastori dhe autori bestselling i New York Times, Craig Groeschel dhe gruaja e tij, Amy, ju tregojnë se si pesë angazhime mund t'ju ndihmojnë të mbroni martesën tuaj nga dështimet: Kërkoni Zotin, luftoni drejtë, argëtohuni, qëndroni të pastër, dhe kurrë mos u dorëzoni. Merrni martesën që keni dashur gjithmonë, duke filluar - nga kjo ditë e tutje.

More

Duam të falenderojmë Zondervan, HarperCollins, dhe LifeChurch.tv për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.zondervan.com/from-this-day-forward