Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Jepi Punës Tënde Kuptim Shembull

Give Your Work Meaning

DITA 3 NGA 4

Të Mbështetesh te Zoti në Punë në të Gjitha Kohët



Për kë po e bëjmë punën tonë ka rëndësi dhe mund të ndikojë në kuptimin që i japim punës tonë. Nëse i respektojmë njerëzit me të cilët punojmë dhe ndjehemi pozitivisht për organizatën tonë, ka më shumë të ngjarë që të dëshirojmë të bëjmë punën tonë në mënyrën më të mirë. Por kur jemi keqtrajtuar, ose kemi probleme me njerëzit në punë, është e lehtë të dekurajohemi, të irritohemi dhe madje të zemërohemi. Gjykimi ynë për njerëzit mund të ketë një ndikim negativ në motivimin tonë, për të bërë punën në mënyrën më të mirë.



Jozefi kishte çdo arsye për të qënë i zemëruar dhe i hidhëruar. Atë e futën në burg për diçka që nuk kishte bërë. Megjithatë, Jozefi vazhdoi të mbështetej te Perëndia dhe i shërbeu kujdestarit me përsosmëri. Për shkak të kësaj, ai u vu në krye të të gjithë të burgosurve. Kur bukëpjekësi dhe kupëmbajtësi, të cilët i kishin çuar atje, u shfaqën të mërzitur, Jozefi tregoi shqetësimin e tij. Ai i dëgjoi ata ndërsa përshkruan ëndrrat e tyre shqetësuese dhe i dha interpretimin që Perëndia i tregoi. Mirësia e tij e shtyu kupëmbajtësin t’ia rekomandonte Jozefin Faraonit, kur Faraoni pati një ëndërr shqetësuese që askush nuk mund ta interpretonte. Edhe atëherë, Jozefi nuk u përpoq ta bënte veten të dukej mirë. Ai i tha Faraonit që askush nuk mund të interpretojë ëndrrat përveç Zotit. Pastaj ai dha interpretimin që i dha Zoti.



Për shkak se Jozefi ishte besnik në burg, Zoti e vendosi në të gjithë Egjiptin (Luka 16:10). Perëndia ishte me Jozefin gjatë gjithë kohës, duke e përgatitur atë, duke i dhënë mençuri dhe duke orkestruar rrethanat për të përmbushur qëllimet e Tij.



Nëse motivimi ynë për të bërë më të mirën ndikohet nga sjelljet e të tjerëve, angazhimi ynë për të dhënë përpjekjen tonë më të mirë do të luhatet. Po sikur të mbështeteshe gjithmonë te Zoti në punën tënde? Bërja e punës tonë për Perëndinë na fuqizon që të prodhojmë vazhdimisht rezultate të shkëlqyera. Si mund të rrisësh besimin tënd te Zoti në punë sot?



Lutje



O At, më fal për kohën kur lejoj gjykimin tim ndaj të tjerëve të ndikojë negativisht në qëndrimin tim ndaj punës. Rrit besimin tim që ti do të përdorësh të gjithë punën që bëj, për të të nderuar ty për mirë. Puno në zemrën time që të mund të mbaj një qëndrim pozitiv. Në emër të Jezusit. Amen.



Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Give Your Work Meaning

Shumica prej nesh do të kalojnë rreth 50 përqind të jetës sonë të rritur në punë. Ne duam të dimë se puna jonë ka kuptim - se puna jonë ka rëndësi. Por stresi, kërkesat dhe vështirësia mund të bëjnë që ne ta shohim punën...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Workmatters që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen: http://www.workmatters.org/workplace-devotions/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë