Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Jepi Punës Tënde Kuptim Shembull

Give Your Work Meaning

DITA 4 NGA 4

Zoti e Përdor Punën Tonë për Qëllimet e Tij



Pas shumë vite sprovash, ëndrrat e Jozefit u realizuan. Jo vetëm që Faraoni ia besoi Jozefit drejtimin e të gjithë Egjiptit, vëllezërit e tij erdhën tek ai duke kërkuar ushqim kur zija e bukës goditi dhe ata u përkulën para vëllait të tyre, megjithëse ata nuk e dinin menjëherë se ishte Jozefi. Perëndia synoi gjatë gjithë kohës të përdorte shtatë vitet e bollëkut dhe shtatë vitet e zisë për ta çuar popullin e Tij në Egjipt, ku ata do të strehoheshin. Perëndia i përdori rrethanat për të përgatitur Jozefin që të realizonte planin e Tij.



Kur Jakobi vdiq, vëllezërit e Jozefit kishin frikë se ai më në fund do të hakmerrej. Por Jozefi mbeti i përqendruar në qëllimet e Zotit dhe u përgjigj, "Ju keni kurdisur të këqija kundër meje, por Perëndia ka dashur që t’i shërbejë së mirës, [...] të mbash gjallë një popull të shumtë." (Zanafilla 50:20). Jozefi mund të shikonte vetëm një pjesë të vogël, se si ai u përshtat në planin më të madh të Zotit që ne mund të shohim sot. Një ditë, Jozefi do të shohë sa jetë kontribuoji për të shpëtuar.



Jakobi 1:2-3 na thotë: "Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet, duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri." Kur jemi besnikë përmes vështirësive, ne hapim derën që Zoti të bëj gjëra të mahnitshme përmes nesh. Është e rëndësishme të besojmë se Zoti mund dhe do të përdorë punën tonë për të krijuar karakter, për të na forcuar, dhe në fund të prodhojë rezultate që kurrë nuk mund të kishim arritur ndryshe.



Kur qëndrojmë të përqëndruar në Krishtin, mund të kemi besim se Zoti po e përdor punën tonë në mënyra më të mëdha nga sa mund ta imagjinojmë. Ne madje mund të shohim imazhe të shkurtra se si Zoti po e përdor punën tonë në tablon më të madhe, siç bëri Jozefi. Një ditë, të gjithë do të shohim pjesën e besnikërisë sonë të luajtur në planin e Zotit.



Sfidoje veten duke lejuar që Zoti të të rafinojë ty në rrethana të vështira, dhe të lartësojë kuptimin e punës tënde për qëllimin dhe lavdinë e Tij.



Lutje



At Zot, unë e di se ti je gjithmonë në punë brenda dhe gjatë jetës sime. Më ndihmo të mbaj një perspektivë të përjetshme për punën që bëj çdo ditë. Rrite besimin tim. Më jep mençuri në punën time, në mënyrë që gjithçka që unë të bëj, mund të përdoret për qëllimet e tua. Në emër të Jezusit. Amen.



Për Eksplorim të Mëtejshmëm



Shiko devocionale të tjera rreth vendit të punësnga Workmatters.


Dita 3

Rreth këtij plani

Give Your Work Meaning

Shumica prej nesh do të kalojnë rreth 50 përqind të jetës sonë të rritur në punë. Ne duam të dimë se puna jonë ka kuptim - se puna jonë ka rëndësi. Por stresi, kërkesat dhe vështirësia mund të bëjnë që ne ta shohim punën...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Workmatters që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen: http://www.workmatters.org/workplace-devotions/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë