Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jepi Punës Tënde Kuptim Shembull

Give Your Work Meaning

DITA 2 NGA 4

Të Zgjedhësh Kuptimin e Zotit për Punën

Shumë shpesh, të Krishterët kanë mendimin e gabuar se e vetmja punë që ka rëndësi për Perëndinë është puna e pastorëve, misionarëve dhe e shoqatave jofitimprurësve. Rreziku është që ne gjykojmë punët e tjera si të parëndësishme, e cila mund të ketë një ndikim negativ në qëndrimin dhe motivimin tonë. Fakti është, të gjitha punët kanë rëndësi për Zotin. Zoti dëshiron që ne të jemi partnerë me Të, në çfarëdo pune që bëjmë për t'i shërbyer të tjerëve dhe për të përmbushur qëllimet e Tij.

Jozefi e kuptoi këtë, edhe në sprovat e tij më të mëdha. Jozefi nuk zhvilloi një qëndrim negativ, edhe kur rrethanat e tij shkuan nga keq në mos më keq. Ai nuk është se thjesht mezi e kaloi, sepse puna që ai duhej të bënte nuk ishte thirrja e tij e fundit. Jozefi e dinte se po punonte në të vërtetë për - Zotin. Si rezultat, Zanafilla 39 na thotë se "Zoti ishte me Jozefin" katër herë (Zanafilla 39:2, 3, 21, 23). Kur gruaja e Potifarit vazhdoi t'i afrohej Jozefit, ai tha "zotëria ime nuk shqetësohet për ato që ka lënë në shtëpi me mua. […] Si mund të… kryej një mëkat kundër Perëndisë? ” Jozefi e kuptoi që suksesi i tij erdhi nga Perëndia dhe i duhej ta nderonte Zotin pa dështuar.

Megjithëse Jozefi zgjodhi të bënte atë që ishte e drejtë, ai u akuzua padrejtësisht, u pushua nga puna e tij, dhe u hodh në burg. Edhe në mes të rrethanave të padrejta, Jozefi kurrë nuk ndaloi së nderuari Perëndinë dhe së shërbyeri atyre përreth tij. Edhe një herë, Perëndia i dha favor me kujdestarin e burgut.

Ne do të përjetojmë rrethana të padrejta në punë, ashtu si bëri Jozefi. Ne duhet të mbrohemi nga zhvillimi i një qëndrimi negativ ndaj punës sonë kur gjërat shkojnë keq. Jezusi na tha: ''Në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!.” (Gjoni 16:33). Ne duhet të qëndrojmë vazhdimisht në Krishtin në të gjitha rrethanat, dhe puna që bëjmë do të sjellë shumë fryt (Gjoni 15:5).

Çfarë mund të bësh për të parë punën tënde përmes syve të Zotit sot?

Lutje

Atë Zot, faleminderit për punën që më ke dhënë. Faleminderit që më ke dhuruar sukses. Më ndihmo të qëndroj në Ty në çdo kohë që të mund t'u shërbej të tjerëve me përsosmëri në të gjitha rrethanat, edhe kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dua. Më ndihmo të qëndroj i përqendruar në Jezusin. Në emër të Jezusit. Amen.

Për Eksplorim të Mëtejshëm

Zbulo se si të kërkosh qëllimin e Zotit për punën. Shiko këtë video me Bonnie Wurzbacher , ish SVP, i Kompanisë Coca-Cola.

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Give Your Work Meaning

Shumica prej nesh do të kalojnë rreth 50 përqind të jetës sonë të rritur në punë. Ne duam të dimë se puna jonë ka kuptim - se puna jonë ka rëndësi. Por stresi, kërkesat dhe vështirësia mund të bëjnë që ne ta shohim punën si të vështirë - diçka për të kaluar. Ky plan leximi do të të ndihmojë të njohësh fuqinë që ti ke për të zgjedhur një kuptim pozitiv për punën tënde që është e rrënjosur në besim.

More

Dëshirojmë të falenderojmë Workmatters që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen: http://www.workmatters.org/workplace-devotions/