Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Jepi Punës Tënde Kuptim Shembull

Give Your Work Meaning

DITA 1 NGA 4

Kuptimi i Punës Sonë është Zgjedhja Jonë



Tek Zanafilla 37:5-7 dhe 9, Jozefi kishte ëndrra për një thirrje të shkëlqyeshme që Perëndia kishte vënë në jetën e tij. Ai ëndërronte se do të ishte në një pozitë të pushtetshme, në mënyrë që edhe anëtarët e familjes së tij të përkuleshin përpara tij. Vëllezërit e tij u bënë xhelozë dhe donin ta hiqnin qafe vëllain e tyre të vogël. Kur ata ishin larg shtëpisë dhe Jozefi shkoi vetëm për të kontrolluar për ta, ata përfituan nga rasti dhe e shitën në skllavëri. Mund të thuash se Jozefi përjetoi një devijim të madh.



Jozefi u detyrua të punonte si skllav në një tokë të huaj, ku njerëzit nuk kishin respekt për Zotin, por ata nuk mund të hiqnin lirinë e tij për të zgjedhur qëndrimin e tij ndaj punës së tij. Jozefi nuk e lejoi që roli i tij ta përkufizonte. Megjithëse shefi i tij ishte Potifari, Jozefi zgjodhi t'i shërbente Perëndisë dhe ta kryente punën e tij me përsosmëri. Si rezultat, Perëndia i dha Jozefit sukses në gjithçka që bëri, dhe Potifari e vuri Jozefin në përgjegjësi të gjithçkaje që ai zotëronte.



Të gjithë kemi ëndrra për punën që duam të bëjmë. Ndoshta puna që ti je duke bërë është shumë ndryshe nga ëndrrat që ke pasur. Pavarësisht se çfarë, të gjithë ne zgjedhim - me vetëdije ose pa vetëdije - çfarë kuptimi ka puna jonë për ne. Kuptimi që ne i japim punës sonë përcakton qëndrimin që kemi në lidhje me të, i cili ndikon cilësinë dhe përsosmërinë që ne sjellim në punën tonë, dhe kjo ndikon se si Zoti mund të na përdorë.



Ne kemi lirinë të zgjedhim një kuptim pozitiv për punën tonë. Kur e bëjmë këtë, kemi më shumë të ngjarë të bëjmë jo vetëm punën tonë mirë, por edhe t'i lejojmë të tjerët ta shohin Krishtin tek ne. Në fund të fundit, identiteti ynë është në Krishtin, jo në punën tonë. Kërkoji Zotit të të tregojë kuptimin e Tij për punën tënde në mbretërinë e Tij.



Lutje



Atë Zot, më ndihmo të shoh punën time përmes syve të Tu sot. Më ndihmo të kujtoj, se Ti përdor të gjitha punët që unë bëj me përsosmëri nga dashuria ime për Ty, për të treguar dashurinë e Krishtit të tjerëve. Lejo bashkëpunëtorët e mi ta shohin Krishtin në mua sot. Në emër të Jezusit Amen.



Për Eksplorim të Mëtejshëm



Zbulo si të gjejmë qëllimin në punën tonë më të zakonshme në blogun Workmatters.


Dita 2

Rreth këtij plani

Give Your Work Meaning

Shumica prej nesh do të kalojnë rreth 50 përqind të jetës sonë të rritur në punë. Ne duam të dimë se puna jonë ka kuptim - se puna jonë ka rëndësi. Por stresi, kërkesat dhe vështirësia mund të bëjnë që ne ta shohim punën...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Workmatters që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen: http://www.workmatters.org/workplace-devotions/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë