Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Nxitje e Shenjtë: Përvetëso Një Jetë me Shumë Punë dhe me Pushim të MirëShembull

Holy Hustle: Embrace A Work-Hard, Rest-Well Life

DITA 7 NGA 10

Një të djelë në mëngjes u ulëm në karriget palosëse të palestrës së kishës sonë, pasi kishim zgjedhur të merrnim pjesë në shërbesën më bashkëkohore në vend të shërbesës tonë të zakonshme në shenjtërore. Me pesë shërbesa të së Dielës në mëngjes për të zgjedhur, kisha jonë ka gjetur një mënyrë për të qenë administratore e mirë e hapësirës, burimeve dhe komunitetit të tyre, duke ofruar mundësi që janë tërheqëse për të gjithë, ndërsa mbajnë të njëjtin mesazh të fortë të bazuar në Shkrimin e Shenjtë gjatë gjithë shërbesave të tyre. Ti mund të jesh në një palestër me një predikues të veshur me xhinse, por do të dëgjosh ungjillin që predikohet aq qartë si në shenjtëroren me një pastor të veshur me pantallona dhe kravatë.

Të Dielën e kaluar burri im dhe unë po dëgjonim një mesazh të fuqishëm për bujarinë. Në fund të shërbesës na u kërkua të ndanin atë që do të kishim bërë nëse do të gjenim 100 dollarë—tonat për t’i shpenzuar në çfarëdo mënyre që do na pëlqente. Për çfarë kishte më shumë nevojë familja jonë në atë moment? Si do të ndryshonin 100$ rrethanat tona? Dëgjuesit ndanë disa ide: projekte për përmirësimin e shtëpisë, rroba të reja për shkollën, një vakt për t'u ndarë me familjen e zgjeruar. Në anën tjetër të dhomës një grua foli përmes lotëve. Ajo do t’i përdorte paratë për të çuar fëmijët e saj një natë në një hotel me pishinë, në mënyrë që ata të mund të qeshnin, të luanin dhe të qëndronin larg vetëm për disa orë, nga abuzimi dhe frika e një nate më parë. Ishte jashtëzakonisht e sinqertë, e cënueshme, dhe zemërthyer.

Pastori e thirri përpara, nxori 100 dollarë nga portofoli i tij dhe ia dha asaj. Pa kushte. "Ti nuk e ke idenë. Ti nuk e ke idenë, " qante ajo me dënes. Anëtarët e kishës që ishin ulur në vendet pranë u ngritën dhe e rrethuan, një mur lutjeje dhe mbështetjeje po ndërtohej përreth saj, ndërsa ajo qante. Ishte e paplanifikuar dhe e papritur, por një sfidë e fuqishme.

A do ta bëje ti? A do të përdorje 100 dollarë për asnjë qëllim tjetër përveçse të tejkalosh dikë në nder dhe dashuri duke i bekuar kur Zoti thotë "Jep"? Nëse të ndodh që tashmë ke para në portofolin tënd, ose ke nevojë për të kursyer për gjashtë muaj, a mund të vendosim së bashku të marrim sfidën? Ndërsa bëjmë punën që na ka dhënë Zoti, le të jemi kujdestarë të mirë të burimeve që Ai siguron dhe t'u tregojmë të tjerëve se nxitimi i shenjtë është i ndryshëm sepse ne kujdesemi më shumë për njerëzit sesa platformat.

Mirësia ka rëndësi.

Shkrimet e Shenjta

Dita 6Dita 8

Rreth këtij plani

Holy Hustle: Embrace A Work-Hard, Rest-Well Life

Ekuilibër. Është ajo që dëshirojmë më shumë për jetët tona, ndërsa dëgjojmë britmat e "puno më shumë!" në njërin vesh, dhe pëshpëritjet e "pusho më shumë" në tjetrin. Po sikur plani i Zotit për ne të mos jetë vetëm njëra mënyrë apo tjetra? Hy në nxitjen e shenjtë - një mënyrë jetese për të punuar shumë dhe pushuar mirë në mënyra që e nderojnë Perëndinë.

More

Dëshirojmë të falenderojmë Crystal Stine dhe Shtëpinë Botuese Harvest që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: https://www.harvesthousepublishers.com/books/holy-hustle-9780736972963