Nxitje e Shenjtë: Përvetëso Një Jetë me Shumë Punë dhe me Pushim të MirëShembull
Miratimi i një qëndrimi dhe këndvështrimi të ri rreth nxitjes kërkon kohë. Por kur bëhet fjalë për të ndryshuar gjërat e reja që Zoti dëshiron të bëjë në jetën tonë, ne kemi dy zgjedhje: të tërhiqemi ose të ndjekim rritjen. Unë jam e para të pranoj se ndonjëherë tërheqja tingëllon më mirë derisa Zoti të më tregojë motivimin tim. Kur ndryshimi duket i frikshëm, është sepse jam duke u mbështetur në forcën time për t’ia dalë mbanë. Supozoj se gjithçka varet nga unë që ta bëj atë të funksionojë, të sigurohem që të ketë sukses, të sigurohem që unë nuk dukem si një dështim - përsëri. Kur zgjedh të tërhiqem është sepse jam duke u kujtuar se vetë, me përpjekjet e mija, nuk do të mund t'i bëj të gjitha të funksionojnë ashtu siç dua.
Por pastaj pushoj së përpjekuri dhe filloj të ndjek, duke besuar se Zoti po sjell diçka të re sepse Ai ka plane të mira për mua, plane që do t'i sjellin Atij lavdi dhe do të zgjerojnë mbretërinë e Tij.
A do të shfrytëzosh rastin në rrugën e re që Ai po të drejton, një rrugë ku nxitimi i shenjtë zëvendëson përpjekjen? Apo do të tërhiqesh, duke preferuar komoditetin e asaj që njihet si një sezon i parehatshëm plot me të panjohura?
Këtu janë tre garanci që mund t'i marrim me besim në të ardhmen: Zoti nuk ka mbaruar me ne akoma, Ai është i gatshëm të bëjë një gjë të re, dhe Ai është me ne në çdo hap të rrugës.
Nxitja e shenjtë na jep lirinë të punojmë shumë me gjithë forcën tonë në detyrat që Zoti i jep shpirtit tonë. Kjo është puna e zemrës, puna që bën një ndryshim në mbretërinë e Zotit. Na jep lirinë të njohim se puna që bëjnë të tjerët është e duhur për ta, por jo për ne, jo në këtë sezon. Nxitja e shenjtë na ndihmon të dëgjojmë Zotin mbi zhurmën e botës mbizotëruese, kështu që ne mund t'i themi po punës që Zoti ka përgatitur për zemrat tona dhe jo punës që do të na shterojë shpirtrat.
Vija midis ngutjes dhe përpjekjes, pushimit dhe dembelizmit, është një vend delikat për të jetuar. Kur mbështetemi tepër në një anë, e gjejmë veten duke u mbështetur në forcën tonë në vend që t'i përmbahemi kujtimeve të Zotit se Ai është forca jonë. Ky version i nxitimit nuk ka të bëjë me gjetjen e më shumë kohe brenda ditës tonë për të bërë më shumë, por për të zbuluar atë që Zoti po na thërret të bëjmë që të mund të shërbejmë më shumë, të japim më shumë, të inkurajojmë më shumë - në vendet e duhura dhe në mënyrat e duhura.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ekuilibër. Është ajo që dëshirojmë më shumë për jetët tona, ndërsa dëgjojmë britmat e "puno më shumë!" në njërin vesh, dhe pëshpëritjet e "pusho më shumë" në tjetrin. Po sikur plani i Zotit për ne të mos jetë vetëm njëra mënyrë apo tjetra? Hy në nxitjen e shenjtë - një mënyrë jetese për të punuar shumë dhe pushuar mirë në mënyra që e nderojnë Perëndinë.
More