Nxitje e Shenjtë: Përvetëso Një Jetë me Shumë Punë dhe me Pushim të MirëShembull
Nëse e ke parë filmin, Përbindëshat, Inc (Monsters, Inc)., ti e di se çfarë nënkuptoj kur them se udhëtimi në të cilin kam qenë, më është dukur si skena finale e këtij filmi. Mike, Sulley dhe Boo janë të varur te shiriti lëvizës që transporton i mbushur me mijëra dyer. Por ata nuk mund të hapin çdo derë. Të kalojnë përmes derës së gabuar mund t'i vendos ata në një stuhi dëbore ose në nxehtësinë e një shkretëtire. Hapja e derës së duhur do t’i çonte ata në shtëpi. Kështu që u mbajtën me gjithë forcën e tyre, duke luftuar armikun që u përpoq ti shpërqëndroj dhe shkatërroj, derisa të arrijnë në derën e vetme që ata e dinë do të thotë siguri.
Interneti na jep mundësinë të shohim dyert që Zoti po hap për njerëzit e tjerë nëpër botë, dhe ne e humbim shikimin e derës së duhur që Zoti do që ne të kalojmë përmes në besim. Jo çdo derë është e paracaktuar për ne. Jo çdo derë na çon në shtëpi.
Unë kisha shpenzuar më shumë se dhjetë vjet në një mënyrë të shtrënguar mbijetese - pasi mbarova Universitetin, gjeta një punë sa për të përmbushur nevojat kryesore, u martova, funksionoja nën versionin e stresit të lartë të përkufizimit e nxitimit të botës, më pushuan nga puna, u mundova për të gjetur gjënë tjetër, fillova biznesin tim, pranova një pozicion në një shërbesë të krishterë që ishte intensive, e mrekullueshme dhe e vetmuar, dhashë dorëheqjen, dhe u mundova përsëri për të filluar një biznes të pavarur për të mbështetur familjen time.
Kisha shpenzuar kaq shumë kohë duke u përpjekur të mos isha i goditur nga dyert e mbyllura, saqë humba aftësinë për të parë dyert e hapura që Zoti ishte duke vënë në rrugën time.
Pasi fillova të mësoja se si ta lëshoj shiritin e çmendur që transporton të zgjedhjeve dhe u tërhoqa nga përpjekjet, Zoti më tregoi një ide që ndryshoi gjithçka. Kisha kërkuar për dyert që do të ishin të mira për mua, përdorimin më të mirë të aftësive të mia, dyert mbresëlënëse që do të çonin në gjëra "më të mëdha dhe më të mira".
Në ato periudha përpjekjesh egoiste, unë mund të kem qënë duke punuar për veten, por Perëndia ishte besnik të vazhdonte të punonte në mua. Mësimet që mësojmë, aftësitë që marrim, njerëzit që takojmë, dhe zhvillimi që ne përjetojmë mund të jenë të gjitha bekime. Zoti na ka dhënë vullnetin e lirë për të zgjedhur dyert nëpër të cilat kalojmë, pa u shqetësuar se do ta gjejmë veten jashtë vullnetit të Zotit në anën tjetër. Ne mund të mos e gjejmë veten në profesionin e përsosur, ose duke bërë punë që duket sikur përputhet me thirrjen tonë, por Zoti do të na takojë atje.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ekuilibër. Është ajo që dëshirojmë më shumë për jetët tona, ndërsa dëgjojmë britmat e "puno më shumë!" në njërin vesh, dhe pëshpëritjet e "pusho më shumë" në tjetrin. Po sikur plani i Zotit për ne të mos jetë vetëm njëra mënyrë apo tjetra? Hy në nxitjen e shenjtë - një mënyrë jetese për të punuar shumë dhe pushuar mirë në mënyra që e nderojnë Perëndinë.
More