Nxitje e Shenjtë: Përvetëso Një Jetë me Shumë Punë dhe me Pushim të MirëShembull
Unë e kisha lexuar historinë e Ruthit në Bibël dhjetëra herë më parë, por një të Diel vura re diçka të papritur. Ruth nuk bëri vetëm minimumin për të mbijetuar. Ajo nxitonte. Ajo punonte shumë, me respekt, duke pushuar kur ishte e nevojshme dhe duke mbaruar punën që ishte para saj. Ajo punonte deri në mbrëmje, duke mbledhur 25 kg elbi për të mbështetur familjen e saj. Ruth dilte në punë, dhe Zoti hartoi një plan gjatë jetës së saj që do të çonte në martesën e saj me Boazin dhe vendin e saj në prejardhjen e Jezusit.
Kjo është nxitje e shenjtë. Ruth nuk ishte e motivuar nga popullariteti apo njohja. Mbledhja e grurit ishte punë e vështirë, punë që të thyente shpinën. Nuk ishte punë luksoze, e famshme apo mbresëlënëse. Ishte përulëse. Puna e Ruthit kishte kuptim dhe qëllim, dhe besoj se edhe puna jonë ka kuptim dhe qëllim.
Po sikur Ruth të kishte parë rreth e rrotull shtëpisë së vogël që ajo ndante me Naomin dhe të përqëndrohej më shumë në ato që u mungonin sesa në atë që ajo mund të siguronte? Po sikur Ruth të kishte dalë për të kërkuar një punë që do ta bënte atë të ndihej e rëndësishme në vend që të bënte punën që do ta vinte aty ku Zoti e donte atë? Ajo mund të kishte humbur të korrat tërësisht, si dhe bekimet që Perëndia dëshironte t'i jepte asaj ndërsa Ai shpengoi familjen e saj.
Mund të jetë e vështirë të dalësh jashtë dhe të bësh punën e vështirë që Zoti na ka thirrur për të bërë. Ndoshta të është kërkuar që të shërbesh në një vend pune që nuk e nderon Zotin, dhe ndihesh si i huaji në një tokë të huaj. Ose mbase Zoti të ka sjellë në një vend të ri, dhe ëndrrat e tua për të bërë punë mbresëlënëse që do të sillnin njohje dhe famë janë zëvendësuar me një thirrje për të shërbyer në një mënyrë shumë më të vogël. Ndoshta ke qënë duke shërbyer me besnikëri në një rol që të pëlqen, por ndihesh i irrituar që nuk po sheh frytin e punës tënde.
Kur ndalojmë përpjekjet dhe fillojmë të shërbejmë, fillojmë t'i besojmë Zotit të korrë atë që po mbjellim me besnikëri. Mirësia që ti sjell në vendin tënd të punës mund të jetë pikërisht gjëja që e afron dikë më afër Zotit. Dashuria që u tregon të tjerëve në vende të vogla, të padukshme dhe besnike mund të jetë ura lidhëse prej guri që Zoti do të përdorë për t'i afruar njerëzit te vetja e Tij. Dhe ato fara që mbjell në besim, mund që një ditë, breza pasi të kesh ikur nga kjo tokë, të jenë katalizatori i një dhurate të bukur që Perëndia dëshiron të ndajë me botën.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ekuilibër. Është ajo që dëshirojmë më shumë për jetët tona, ndërsa dëgjojmë britmat e "puno më shumë!" në njërin vesh, dhe pëshpëritjet e "pusho më shumë" në tjetrin. Po sikur plani i Zotit për ne të mos jetë vetëm njëra mënyrë apo tjetra? Hy në nxitjen e shenjtë - një mënyrë jetese për të punuar shumë dhe pushuar mirë në mënyra që e nderojnë Perëndinë.
More