Parime të Administrimit të Kohës nga Fjala e PerëndisëShembull
Thjesht Thuaj Jo
Ndërsa Marku nis rrëfimin e tij për shërbesën e Jezusit, ai e portretizon Shpëtimtarin me fuqinë shëruese, duke dëbuar demonët nga një burrë në sinagogë dhe duke shëruar vjehrrën e Pjetrit, në shtëpinë e saj në Kapernaum. Po atë mbrëmje, "njerëzit shpunë tek Jezusi, të gjithë të sëmurët dhe të demonizuarit. Dhe gjithë qyteti ishte mbledhur përpara derës dhe Jezusi shëroi shumë prej tyre."
Nuk është për t’u çuditur që mëngjesin tjetër, dishepujt nxituan për tek Jezusi dhe i thanë: “Të gjithë po të kërkojnë!” Me sa duket qyteti kishte marrë vesh, për fuqitë e mrekullueshme të Jezusit për të shëruar dhe donin një përsëritje të kësaj, ditën e dytë. Por Jezusi tha jo. Në atë që mund të duket si një tronditje për dishepujt, Jezusi tha: "Le të shkojmë në fshatrat e afërm që të predikoj edhe atje, sepse për këtë kam ardhur”
Kjo është hera e parë, por sigurisht jo e fundit, që Jezusi i thotë fjalën "jo" në ungjijtë. Përse tha Jezusi "jo"? Kuptohet që ai e kishte fuqinë, që të shëronte më shumë njerëz. Kuptohet që ai e kishte dëshirën, për të lehtësuar dhimbjen në jetën e këtyre njerëzve. Por ndonëse Jezusi, mund të ketë dashur të shëronte më shumë njerëz, Ai e dinte se kishte kohë të kufizuar mbi tokë, për të përmbushur "qëllimin" e Tij. Jezusi nuk erdhi në tokë, thjesht për të shëruar dhe për të zbuluar identitetin e Tij. Ai erdhi të predikojë për ungjillin në përgatitje për pasionin (ose vuajtjen), që do të merrte mbi kryqin. Jezusi ishte i qartë si kristali për qëllimin e Tij dhe kjo e bëri t’u thotë jo gjërave të mira, për t’u përqëndruar mbi gjënë thelbësore për të cilën Ai erdhi në tokë.
Nëse Jezusi nuk mund t’i thoshte po çdo gjëje, edhe ne mund të veprojmë kështu. Unë dhe ti, kemi kohë dhe burime të kufizuara. Për të shfrytëzuar në maksimum kohën e mbetur, është kritike që ta kemi super të qartë për atë që besojmë, se Perëndia na ka thirrur të bëjmë dhe të mësojmë zakonin t’i themi jo mundësive—madje edhe atyre që janë vërtet të mira—që na shpërqëndrojnë nga misioni thelbësor.
Kujtohu, se ti je i gjallë për një qëllim! Lutem që Shkrimet që kemi eksploruar gjatë këtyre gjashtë ditëve së bashku, do të na sfidojnë të jemi të urtë se si ta shpenzojmë kohën e mbetur në këtë tokë, duke i përdorur orët finale për ta dashur Perëndinë, për të dashur të tjerët dhe për të bërë dishepuj të Jezus Krishtit, përmes jetëve dhe punës tonë.
Nëse të pëlqeu ky plan leximi, do të të pëlqejë edhe devocionali im javor, duke të ndihmuar më thellë për ta lidhur ungjillin me punën tënde.Regjistrohu këtu.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
A je i irrituar që nuk ka më tepër se 24 orë në një ditë? A je i rënduar nga numri i shumtë i projekteve, në listën e aktiviteteve të tua? A je i lodhur duke qenë gjithmonë i lodhur dhe që nuk ke mjaft kohë, për të kaluar në Fjalën e Perëndisë dhe me miqtë dhe familjen tënde? Këto mund të jenë sfidat më të zakonshme në botë. Lajmi i mirë është, që Bibla ofron parime të qarta, për të administruar mirë kohën tonë. Ky plan do të shpjegojë ato Shkrime dhe do të të japë këshilla super praktike, se si të përdorësh sa më mirë kohën e mbetur në jetë!
More