Parime të Administrimit të Kohës nga Fjala e PerëndisëShembull
Vendos Kufijtë e Tu
Përgjatë gjithë ungjijve, Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni vazhdimisht theksojnë sasinë e kohës që Jezusi kaloi vetëm—larg dishepujve, turmave dhe angazhimeve të shërbesës të Tij. Përmendja e shpeshtë e kësaj sjellje, na tregon që Jezusi ishte mjeshtër, në vendosjen e kufijve me kohën e Tij. Po kështu, nëse duam të menaxhojmë në mënyrë efektive kohën tonë dhe të japim kontributin tonë më të madh në botë, edhe ne duhet të vendosim kufij të qartë me programet tona.
Ashtu siç bëri Jezusi, kjo duhet të fillojë duke caktuar kohë të rregullt për lutje (Marku 1:35) dhe studimin e Fjalës së Zotit. Shumica prej nesh është mësuar me idenë, e të dhuruarit të dhjetën e parave tona. Po, në lidhje me të dhjetën e kohës sonë? Nëse plotësojmë programet tona, me detyrime nga puna dhe shtëpia dhe më pas, përpiqemi të gjejmë kohë për të kaluar në lutje dhe studimin e Fjalës së Zotit, ne jemi duke u përgatitur për dështim. Para se të vazhdosh më tej në këtë studim, merr pak kohë për të përcaktuar, se cilën kohë do të japësh si “kohën ekskluzive e të dhjetës” për lutjet dhe studimin e Shkrimit çdo ditë.
Pasi të kesh vendosur kufij të qartë në programin tënd për disiplinat shpirtërore, mund të jetë e dobishme të kesh një qasje të ngjashme, për të menaxhuar kohën tënde në shtëpi dhe në punë. Për mua, një rutinë e rregullt më ndihmon të mbaj nën kontroll "ekuilibrin tim të punës dhe jetës". Pothuajse çdo ditë, drejtohem për në zyrë në orën 4:45 të mëngjesit dhe kthehem në shtëpi në orën 4:00 pasdite. Ky orar i parashikueshëm, më jep kufij të qartë, brenda të cilëve e detyroj veten të përqendroj punën time. A është e përfunduar ndonjëherë puna ime? Sigurisht që jo. Por kjo do të ishte e vërtetë, nëse do të punoja deri në orën 17:00, 18:00 ose 22:00 të darkës. Të kem një program të caktuar për fundin e ditës time në zyrë, më siguron që unë të kem më shumë kohë për të kaluar me gruan time, fëmijët dhe familjen e kishës.
Nëse nuk merr kohë për të vendosur kufij në orarin tënd, dikush tjetër do ta bëjë. Nëse nuk e ke bërë tashmë, ndiq shembullin e Jezusit dhe vendos kufij të qartë se si do e kalosh kohën tënde. Ky është hapi i parë, për të marrë kontrollin e kalendarit tënd dhe për të menaxhuar mirë kohën tënde.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
A je i irrituar që nuk ka më tepër se 24 orë në një ditë? A je i rënduar nga numri i shumtë i projekteve, në listën e aktiviteteve të tua? A je i lodhur duke qenë gjithmonë i lodhur dhe që nuk ke mjaft kohë, për të kaluar në Fjalën e Perëndisë dhe me miqtë dhe familjen tënde? Këto mund të jenë sfidat më të zakonshme në botë. Lajmi i mirë është, që Bibla ofron parime të qarta, për të administruar mirë kohën tonë. Ky plan do të shpjegojë ato Shkrime dhe do të të japë këshilla super praktike, se si të përdorësh sa më mirë kohën e mbetur në jetë!
More