Parime të Administrimit të Kohës nga Fjala e PerëndisëShembull

Planifiko Çdo Ditë
Nuk është sekret, se për të qenë i suksesshëm me financat e tua, duhet të planifikosh se ku do t’i harxhosh paratë e tua, përpara se të hyjnë në llogarinë tënde bankare. Ne duhet të ndërmarrim, të njëjtën metodë të disiplinuar me kohën tonë. Në fund të fundit, ndryshe nga paratë, ne s’mund të fitojmë më shumë kohë, prandaj duhet të jemi akoma më shumë të gatshëm, që t’i bëjmë një buxhet kohës sonë, më tepër se parave tona.
Nëse ke ndjekur udhëheqjen e Jezusit ditën e dytë të këtij plani, duhet të kesh përcaktuar kufij të qartë, që skicojnë se sa kohë ke dedikuar, për të qenë produktiv në një ditë të caktuar. Me caktimin e këtyre kufijve, me mbledhjen e angazhimeve të tua dhe identifikimin e detyrave dhe disa projekteve thelbësore, është koha të hysh në një mënyrë planifikimi më të detajuar, duke përcaktuar se si do ta shpenzosh secilën orë të secilës ditë. Më pëlqejnë fjalët e Jezusit tek Luka 14:28: “Kush nga ju, pra, kur do të ndërtojë një kullë, nuk ulet më parë të llogaritë shpenzimet, për të parë nëse ka mjaftueshëm për ta mbaruar?” Mënyra se si “i llogaritim shpenzimet” për aktivitetet tona produktive, është duke krijuar buxhet për kohën tonë, duke u siguruar që të kemi “mjaftueshëm për ta mbaruar” atë punë, për të cilën jemi angazhuar.
Atëherë, si duket kjo praktikisht? Personalisht i kaloj 30 minutat e fundit të çdo dite pune, duke identifikuar projektet dhe detyrat më thelbësore, që dëshiroj të realizoj të nesërmen dhe planifikoj se si do ta shpërndaj kohën time për të kryer ato gjëra, dhe çdo gjë tjetër që kam në kalendar. Dhe kështu, kur ulem në tryezën time mëngjesin tjetër, nuk kam pse të harxhoj energjinë e çmuar mendore dhe të mendoj për atë që do të bëj më pas. Vendimet janë marrë. Tani gjithçka që duhet të bëj, është t’i përmbush ato.
Përmes Fjalëve të Urta, Perëndia zbulon urtësinë e planifikimit të matur, se si të harxhojmë kohën tonë dhe paratë tona. Kur të planifikosh ditët e tua, ji i qëllimshëm për të nënvlerësuar atë që mund të realizosh, brenda një periudhe prej 24 orësh. Natyra njerëzore e mbivlerëson, atë që mund të kryejmë, në një periudhë kohe të caktuar. Të jesh në dijeni të kësaj, të ndihmon të marrësh vendime më të urta, kur e planifikon kohën. Është më mirë, që në fund të ditës të kesh kohë të lirë të paparashikuar, sesa të mos realizosh dot atë që ke caktuar të bësh.
Kujto paralajmërimin e Jezusit tek Luka 14:29-30: “Që atëherë, kur t’i ketë hedhur themelet e të mos mundë ta përfundojë, të gjithë ata që e shohin, të mos fillojnë e të tallen, duke thënë: ‘Ky njeri filloi të ndërtojë e nuk mundi ta përfundojë”. Moskryerja e asaj që themi se do ta bëjmë, është dëmtuese për dëshminë tonë, përpara kësaj bote të humbur. Planifikoje mirë kohën tënde, që të sigurohesh se mund ta përfundosh atë që je angazhuar ta fillosh.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

A je i irrituar që nuk ka më tepër se 24 orë në një ditë? A je i rënduar nga numri i shumtë i projekteve, në listën e aktiviteteve të tua? A je i lodhur duke qenë gjithmonë i lodhur dhe që nuk ke mjaft kohë, për të kaluar në Fjalën e Perëndisë dhe me miqtë dhe familjen tënde? Këto mund të jenë sfidat më të zakonshme në botë. Lajmi i mirë është, që Bibla ofron parime të qarta, për të administruar mirë kohën tonë. Ky plan do të shpjegojë ato Shkrime dhe do të të japë këshilla super praktike, se si të përdorësh sa më mirë kohën e mbetur në jetë!
More
Plane të ngjashme

Zakonet

I Shqetësuar

Zgjidh: Kujtoji Vetes Ungjillin Çdo Ditë

Duke Kërkuar Çdo Ditë Zemrën e Urtësisë të Zotit

Plani i Zotit Për Jetën Tënde

Nxitje e Shenjtë: Përvetëso Një Jetë me Shumë Punë dhe me Pushim të Mirë

Jepi Punës Tënde Kuptim

ZOTI + QËLLLIMET: Si të Vendosim Qëllimet si i Krishterë

Kolektiv: Të Gjejmë Jetën Së Bashku
