Parime të Administrimit të Kohës nga Fjala e PerëndisëShembull
Problemi Ynë i Administrimit të Kohës
Më kërkojnë shumë këshilla, lidhur me administrimin e kohës. Jo ngaqë ja kam “gjetur zgjidhjen” kësaj teme, por sepse më është dashur të përballem me shumë praktikë, ndërsa më duhej të balancoja shumë aktivitete të ndryshme produktive në jetën time. Përveçse kam shërbyer si drejtues sipërmarrës për një biznes të ri rreth teknologjisë, gjithashtu edhe shkruaj, duke bërë më të mirën për të ndihmuar vëllezërit e mi të krishterë, që të lidhin ungjillin me punën e tyre. Në shtëpi jam bashkëshort dhe baba i dy vajzave të mrekullueshme nën moshën 3 vjeçare. Të them që jeta ime ka një ritëm të çmendur në këtë kohë, do të ishte ta zvogëloja situatën. Por vetëm prej hirit të Perëndisë, po i “administroj” të gjitha këto dhe prap arrij të bëj 7-8 orë gjumë çdo natë.
Administrimi i mirë i kohës, ka qenë prej kohësh një ide e ngulitur në mua. Përse? Sepse Bibla na kujton herë pas here, se jetët tona janë si “avull që duket për pak, dhe pastaj humbet” (Jakobi 4:14). Perëndia na ka lënë ty dhe mua në tokë, për një arsye: për ta dashur Atë, për të dashur të tjerët dhe për të bërë dishepuj për Jezus Krishtin. Ne jemi njerëz që kemi një qëllim. Ne nuk jemi krijuar, thjesht për t’u ulur vërdallë dhe të jemi duke pritur përjetësinë. Ne jemi thirrur për t’u përfshirë në botë, për të krijuar kulturë, për të qenë produktiv në plotësimin e nevojave të atyre përreth nesh, nëpërmjet jetës dhe punës sonë. Me pak fjalë, Perëndia na ka thirrur për t’iu bashkuar Atij, në misionin që ka për të shpenguar botën.
Duke pasur parasysh madhësinë e këtij misioni dhe tik-takun e kohës, ne duhet të jemi njerëzit më të qëllimshëm të planetit, duke jetuar me një ndjenjë të shëndetshme të urgjencës, duke kërkuar gjithnjë se si të shfrytëzojmë sa më mirë kohën e çmuar, që na është dhënë. Ja përse po e lexon këtë devocional! Gjatë ditëve në vazhdim, do të gërmojmë bashkë në Fjalën e Perëndisë, për të zbuluar disa parime të administrimit të kohës direkt nga Shkrimi. Por do të të paralajmëroj tani, që ky proces nuk është i lehtë. Po të ishte ashtu, nuk do të ishim të gjithë duke u munduar vazhdimisht me këtë problem. Në fund të ditës, administrimi i suksesshëm i kohës, ka të bëjë me kujdesin dhe disiplinën (Fjalët e Urta 21:5). Siç do të shohim, disiplinimi i kohës sonë, do të na bëjë të mundur të japim kontributin më të madh për botën, për hir të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë. A je gati të shfrytëzosh në maksimum kohën që Zoti të ka dhënë? Le të fillojmë!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
A je i irrituar që nuk ka më tepër se 24 orë në një ditë? A je i rënduar nga numri i shumtë i projekteve, në listën e aktiviteteve të tua? A je i lodhur duke qenë gjithmonë i lodhur dhe që nuk ke mjaft kohë, për të kaluar në Fjalën e Perëndisë dhe me miqtë dhe familjen tënde? Këto mund të jenë sfidat më të zakonshme në botë. Lajmi i mirë është, që Bibla ofron parime të qarta, për të administruar mirë kohën tonë. Ky plan do të shpjegojë ato Shkrime dhe do të të japë këshilla super praktike, se si të përdorësh sa më mirë kohën e mbetur në jetë!
More