Parime të Administrimit të Kohës nga Fjala e PerëndisëShembull
Mblidhi Angazhimet e Tua
Jezusi urdhëroi që "Po-ja" jonë të jetë "Po", por gjithnjë e më shpesh, "Po-ja" e një të krishteri do të thotë në fakt "Jo". Sa herë që dështojmë të ndjekim një angazhim tonin, që mbërrijmë me vonesë, që nuk e përfundojmë në kohë një projekt ose që dështojmë t’u telefonojmë atyre që u premtojmë se "do ta bëjmë sa më shpejt që të jetë e mundur", ne nuk jemi duke i'u bindur urdhrit të Jezusit që "Po-ja" jonë të jetë "Po". Në jetët tona me ritëm të shpejtë, jemi duke thënë "Po" më shumë se kurrë, ndërkohë që gjithnjë e më shpesh, po dështojmë të mbajmë fjalën tonë. Fakti që ky mëkat duket aq i padëmshëm, duhet të bëjë që të bjerë alarmi brenda Kishës. Ne jemi shëmbëlltyra të Perëndisë, përfaqësues të Jezus Krishtit në një botë të humbur. Për ta përfaqësuar mirë Shpëtimtarin tonë, ne duhet ta mbajmë fjalën tonë.
Por si e bëjmë këtë praktikisht? Kjo fillon duke pasur një sistem, që mbledh në mënyrë të efektshme, të gjitha angazhimet tona. Kjo mund të jetë aq e thjeshtë, sa një copë letër, ose aq e ndërlikuar sa një sistem dixhital për menaxhimin e punëve si OmniFocus. Mjeti është shumë më pak i rëndësishëm se procesi. Nëse duam të ndjekim urdhërimin e Jezusit që "Po-ja" jonë të jetë "Po", ne duhet të kemi një mënyrë që të regjistrojmë gjithçka, të cilës i themi "Po". Tingëllon si logjikë e thjeshtë, apo jo? Ashtu është! Por është e trishtueshme, që kaq pak njerëz që e bëjnë mirë këtë. Lajmi i mirë është, që ky është një problem super i thjeshtë për t’u zgjidhur.
Në një moment gjatë ditës sot, gjej 30 minuta për të bërë një "përmbledhje" për çdo angazhim që i ke bërë vetes, miqve të tu, bashkëshortes, fëmijëve, kolegëve etj. Pasi ta kesh përfunduar listën, shiko ato angazhime të cilat duhet që t’i ndryshosh ose që duhet t’i përfundosh. Për shembull, ndoshta i ke premtuar gjyshes javën e kaluar që do t’i telefonoje dhe nuk e ke bërë akoma telefonatën. Gjej 5 minuta për ta bërë këtë telefonatë dhe përmbushe premtimin e dhënë. Le të jetë "Po-ja" jote "Po", edhe nëse je vonë. Të premtoj se, nëse ecën sipas këtij ushtrimi dhe je i sigurt që e ke mbyllur këtë punë, do të ndjesh një paqe dhe qetësi të madhe.
Libri T’i Përfundosh Punët, nga David Allen, është burimi më i mirë që kam gjetur, për të të ndihmuar të ndjekësh të gjitha angazhimet e tua.Kliko këtupër të shkarkuar një përmbledhje të shkurtër të librit, si edhe për më shumë këshilla se si të sigurohesh që "Po-ja" jote, të ketë gjithmonë kuptimin "Po".
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
A je i irrituar që nuk ka më tepër se 24 orë në një ditë? A je i rënduar nga numri i shumtë i projekteve, në listën e aktiviteteve të tua? A je i lodhur duke qenë gjithmonë i lodhur dhe që nuk ke mjaft kohë, për të kaluar në Fjalën e Perëndisë dhe me miqtë dhe familjen tënde? Këto mund të jenë sfidat më të zakonshme në botë. Lajmi i mirë është, që Bibla ofron parime të qarta, për të administruar mirë kohën tonë. Ky plan do të shpjegojë ato Shkrime dhe do të të japë këshilla super praktike, se si të përdorësh sa më mirë kohën e mbetur në jetë!
More