të bërëtë 2
2
1Edhe u mbaruanë qielli edhe dheu, edhe gjith’ ushtëria e atyreve. 2Edhe të shtatënë ditë Perëndia kish mbaruarë punët’ e tia që bëri; edhe të shtatënë ditë u prejti nga gjithë punët’ e tia që bëri. 3Edhe Perëndia bekoi ditën’ e shtatë, edhe e shënjtëroi atë, sepse atë (ditë) u prejti nga gjithë punët’ e tia që ndërtoi edhe bëri Perëndia. 4Këta (është) të bërët’ e qiellit e dheut, kur u ndërtuan’ ata, atë ditë që bëri Zoti Perëndia dhenë edhe qiellinë, 5edhe gjithë bimat’ e fushësë, përpara se të ishinë mbi dhet, edhe gjithë barin’ e fushësë, përpara se të mbinte; sepse Zoti Perëndia nukë kishte prurë shi mbi dhet, edhe s’ishte njeri që të punonte dhenë. 6Edhe hipte avull nga dheu, edhe ngjomte gjithë faqen’ e dheut. 7Edhe Zoti Perëndia gatoi njerinë (prej) balte nga dheu; edhe i fryjti ndër fyejt të hundës’ ati frymë jete, edhe njeriu u bë me shpirt të gjallë. 8Edhe Zoti Perëndia mbolli një kopësht ndë Edhemë mbë të lindurit të diellit, edhe vuri atie njerinë që gatoi. 9Edhe Zoti Perëndia bëri të mbinte nga dheu çdo drur’ i bukurë mbë të parë edhe i mirë mbë të ngrënë; edhe drun’ e jetësë ndë mest të kopështit, edhe drun’ e të njohurit së mirësë edhe së keqesë.
10Edhe dilte një lum nga Edhema që të ujiste kopështinë; edhe andejë ndahej mbë katrë rrema. 11Emër’ i njërit (thuhej) Fison; ky (ësht’) ay që qerthullon gjithë dhen’ e Havillahut; atie (tek gjëndet’) ari; 12edhe ari i ati dheut (ësht’) i mirë; atie (është) vdhelli, edhe gur’ i thojtë. 13Edhe emëri i lumit dytë (thuhetë) Gjihon; ky (ësht’) ay që qerthullon gjithë dhen’ e Husit. 14Edhe emëri i lumit tretë (thuhetë) Hiddekell [Tigris]; ky (ësht’) ay që rrieth prei Asyrisë nga të lerët’ e diellit. Edhe i katrëti lum, ky (ësht’) Efrati.
15Edhe Zoti Perëndia mori njerinë, edhe e vuri ndë kopësht të Edhemësë që t’e punonte, e t’e ruante. 16Edhe Zoti Perëndia urdhëroi Adhamnë, e i tha: Nga çdo dru të kopështit të hash liruarë, 17po nga drur’ i të njohurit së mirës e së keqesë, mos hash nga ay, sepse atë ditë që të hash nga ay, do të vdeç fare.
18Edhe Zoti Perëndia tha: Nuk’ është mirë të jetë njeriu vetëmë; do t’i bënj ati një ndihmës posi atë. 19Edhe Zoti Perëndia gatoi prej dheut gjithë shtëzët’ e fushësë, edhe gjithë shpest’ e qiellit, edhe i pruri te Adhami, që të shihte qysh t’i kluante ato; edhe atë emër që t’i vënte Adhami (çdo) gjëje të gjallë, këtë emër (të kishte). 20Edhe Adhami u vuri emëra gjithë bagëtivet, e shpeset qiellit, e gjithë shtëzet fushësë; por për Adhamnë nukë gjëndej ndihmës posi ay.
21Edhe Zoti Perëndia vuri Adhamnë mbë gjumë të rëndë, edhe fjeti; edhe mori një nga brinjët’ e ati, edhe ja mbylli vëndinë (me) mish.
22Edhe atë brinjënë që mori Zoti Perëndia nga Adhami, e bëri grua, edhe ja pruri Adhamit. 23Edhe Adhami tha: Këjo tashi (ësht’) ashtë nga eshtërat’ e mia, edhe mish nga mishi im; këjo do të kluhetë grua, sepse këjo është marrë nga burri.
24Përandaj njeriu do të lërë t’anë e t’ëmënë, edhe do të ngjitetë pas gruasë ti; edhe do të jenë një mish.
25Edhe ishinë të dy lakuriq, Adhami edhe gruaja e ati, edhe s’kishinë turp.
Currently Selected:
të bërëtë 2: AL1884
Qaqambisa
Share
Copy
Ufuna ukuba iimbalasane zakho zigcinwe kuzo zonke izixhobo zakho? Bhalisela okanye ngena
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë