Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Çdo ditë me radhëShembull

Çdo ditë me radhë

DITA 40 NGA 366

«Kush nuk është kundër nesh është me ne» (Luka 9:49, 50).

Në fillim kjo duke si një kontradiktë e prerë e vargut të mëparshëm, por nuk ka asnjë kontradiktë. Atje Shpëtimtari po u fliste farisenjve mosbesues dhe po u thoshte: «Nëse ju nuk jeni me Mua, ju jeni kundër Meje». Por këtu kemi të bëjmë me një çështje tjetër. Dishepujt sapo e kishin ndaluar dikë që po dëbonte demonë në Emrin e Jezusit. Ata nuk kishin ndonjë një arsye më të mirë se ajo që ai nuk po shoqërohej me ata. Jezusi tha: «Mos ia ndaloni, sepse kush nuk është kundër nesh është me ne».

Kur bëhet fjalë për shpëtimin, ata që nuk janë pro Krishtit, janë kundër Tij. Por kur bëhet fjalë për shërbimin, ata që nuk janë kundër Tij, janë pro Tij.

Ne nuk jemi thirrur që t'i ndalojmë të tjerët që po i shërbejnë Zotit, Bota është shumë e madhe dhe e gjerë dhe ka mjaft vend për të gjithë që të ecim përpara pa shkelur gishtat e njëri-tjetrit. Ne duhet t'i vendosim në zemër fjalët e Shpëtimtarit: «Mos ia ndaloni».

Në të njëjtën kohë duhet të vëmë re që Jezusi nuk i tha Gjonit dhe të tjerëve të që bashkoheshin me këtë njeri. Disa përdorin metoda që nuk janë të pranueshme për të tjerë. Disa kanë një theks të ndryshëm në mesazhin që predikojnë. Disa kanë më shumë dritë se të tjerët. Dhe disa kanë liri për të bërë gjëra për të cilat të tjerë kanë një ndërgjegje të dobët. Ne nuk mund të presim që ta futim çdo besimtar në të njëjtin kallëp si veten tonë. Por ne mund të gëzohemi për çdo triumf të Ungjillit, siç bëri Pali. Ai tha: «Disa me të vërtetë predikojnë Krishtin edhe për smirë dhe për grindje, por disa të tjerë me vullnet të mirë. Këta e predikojnë Krishtin për grindje, me qëllime jo të pastra, duke menduar që t'u shtojnë pikëllimin vargorëve të mi, kurse ata e bëjnë nga dashuria, duke ditur se unë jam vënë për mbrojtjen e ungjillit. Ç'rëndësi ka? Sido që të jetë, me shtirje o sinqerisht, Krishti shpallet; dhe për këtë gëzohem, dhe do të gëzohem» (Fil. 1:15-18).

Sem Shumejkëri (Sam Shoemaker) bëri pyetjen udhëzuese: «Kur do të mësojmë se në betejën e madhe të dritës kundër errësirës në kohën tonë, neve do të na duhet mbështetja e aleatëve që mund të mos jenë sipas shijeve tona personale, dhe të mësojmë se nevojiten të gjithë të krishterët duke punuar dhe ndikuar bashkë për të përparuar kundër stuhisë së anti-Krishtit?»

Shkrimet e Shenjta

Dita 39Dita 41

Rreth këtij plani

Çdo ditë me radhë

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.

More

Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al