Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Çdo ditë me radhëShembull

Çdo ditë me radhë

DITA 45 NGA 366

«Dhe tani, Zot, shqyrto kërcënimet e tyre dhe lejo shërbëtorët e tu të kumtojnë fjalën tënde me plot çiltërsi” (Veprat 4:29).

Kur të krishterët e hershëm po kalonin përndjekje, ata nuk pritën që rrethanat e tyre të ndryshonin. Madje ata e lavdëruan Perëndinë në këto rrethana.

Shumë shpesh ne dështojmë që të ndjekim shembullin e tyre. Ne e shtyjmë veprimin derisa kushtet të jenë më të favorshme. Ne i shohim barrikadat si pengesa në vend që t'i shohim si mjete për të ecur përpara. Ne e justifikojmë dështimin për të zbritur në terren se rrethanat që kemi nuk janë ideale.

Studenti vazhdon të mos përfshihet në shërbesën e krishterë derisa të jetë diplomuar. Pastaj është i zënë me romantizmin dhe martesën. Pas kësaj presioni i punës dhe jetës familjare e mbajnë larg futjes në këtë vepër. Ai vendos të pres derisa të dalë në pension; atëherë do të jetë i lirë që t'ia japë Zotit pjesën e mbetur të jetës. Kur vjen koha për të dalë në pension, energjia dhe vizioni i tij kanë ikur dhe ai jepet pas një jete të rehatshme.

Ose mund të ndodhë që të jemi duke punuar me njerëz që nxitin në drejtimin e gabuar. Ndoshta këta njerëz kanë një pozitë udhëheqjeje në kishën lokale. Edhe pse janë besnik dhe punëtorë, ne i shohim si të pakëndshëm. Kështu që çfarë bëjmë? Ne varrim buzët dhe kalojmë në anë të fushës, duke pritur disa funerale të klasës të parë. Por kjo nuk funksionon. Njerëz të tillë kanë gjithmonë një jetëgjatësi të çuditshme. Pritja për funerale është joproduktive.

Jozefi nuk priti që të dilte nga burgu për të patur një jetë të vlefshme; ai kishte një shërbesë për Perëndinë në burg. Danieli u bë një fuqi për Perëndinë gjatë robërimit babilonas. Nëse do të kishte pritur derisa të mbaronte mërgimi, do të kishte qenë tepër vonë. Dhe ishte pikërisht gjatë burgimit të tij që Pali shkroi Efesianëve, Filipianëve, Kolosianëve dhe Filemonit. Ai nuk priti që rrethanat e tij të përmirësoheshin.

Fakti i thjeshtë është se rrethanat nuk janë kurrë ideale në këtë jetë. Dhe për të krishterin, nuk ka asnjë premtim që ato do të përmirësohen. Kështu që në shërbesë, sikurse edhe në shpëtim, tani është koha e pranueshme.

Luteri tha: «Ai që dëshiron të presë derisa të ketë një rast që duket krejt i favorshëm për punën e tij, nuk do ta gjejë atë kurrë». Dhe Salomoni paralajmëroi se «ai që shikon erën nuk do të mbjellë dhe ai që vështron retë nuk do të korrë» (Pre. 11:4, NASB).

Shkrimet e Shenjta

Dita 44Dita 46

Rreth këtij plani

Çdo ditë me radhë

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.

More

Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al