Çdo ditë me radhëShembull
«ndarja e shpirtit dhe frymës» (Heb. 4:12, NASB).
Kur Bibla flet për njeriun si qenie trepjesëshe, rendi është gjithnjë fryma, shpirti dhe trupi. Kur njerëzit i përdorin këto terma bashkë, rendi është pothuaj pa ndryshim trupi, shpirti dhe fryma. Mëkati e ka kthyer kokëposhtë rendin e Perëndisë. Tani njeriu e vendos trupin të parin, pastaj shpirtin dhe frymën të fundit nga të gjitha.
Dy pjesët jomateriale të njeriut janë fryma dhe shpirti i tij. Fryma e mundëson atë që të ketë përbashkësi me Perëndinë. Shpirti ka të bëjë me emocionet dhe ndjenjat. Edhe pse nuk është e mundur që të veçojmë imtësisht frymën dhe shpirtin, ne mund dhe duhet të mësojmë të bëjmë dallimin midis asaj që është frymërore dhe asaj që është «soulish».([*] Shiko poshtëshënimin!).
Atëherë, çfarë është frymërore? Është predikimi që e lartëson Krishtin. Është lutja që i drejtohet Perëndisë përmes Jezus Krishtit në fuqinë e Frymës. Është shërbimi që motivohet nga dashuria për Zotin dhe që fuqizohet nga Fryma. Është adhurimi në frymë dhe në të vërtetë.
Dhe çfarë është «soulish»? Predikimi që e tërheq vëmendjen te njeriu, tek oratoria e tij, që tregon prani dhe zgjuarsi. Lutjet mekanike pa asnjë përfshirje reale të zemrës, por që synojnë të lënë përshtypje te të tjerët. Shërbesa e caktuar vetë, që drejtohet për shpërblim monetar, apo që përdor metoda mishore. Adhurimi që vërtitet rreth ndihmave materiale e të dukshme, në vend të realiteteve frymërore të padukshme.
Çfarë pune ka Kisha e Perëndisë me godinat e shenjtëruara, me dritaret me xham me ngjyrë, me veshjet kishtare, me titujt nderi, me qirinjtë, me temjanin dhe gjithë këto zbukurime ceremoniale? Ose, që të afrohemi pak më shumë, çfarë pune ka Kisha me përpjekjet reklamuese në Bulevardin «Medison», me ngritjen e fondeve për punësim, me përdorimin e marifeteve ungjillëzuese, me kultin e personalitetit, me shfaqjet bombastike muzikore?
Reklamimi në revistën e krishterë tipike mjafton për të treguar se sa «soulish» ne jemi bërë.
Pali bën një dallim midis shërbesës që është ar, argjend, gurë të çmuar dhe asaj që është dru, sanë dhe kashtë (1 Kor. 3:12). Çdo gjë që është frymërore do t'i rezistojë zjarrit të gjykimit të mprehtë të Perëndisë. Gjithçka që është «soulish» do të digjet nga zjarri.
[*] «Soulish» është përkthyer «natyror», «shtazor», «mishor» në Bibla, Diodati i Ri, Përkthimi 1991-1994, edhe pse ka dallime të vogla midis tyre. Mund të përkthehet edhe «sensual», por kuptimi i kësaj fjale ka ndryshuar shumë. «Soulish» ka të bëjë me shpirtin e njeriut, që ka të bëjë kryesisht me ndjenjat, me emocionet, me dëshirat, në kontrast me frymën e njeriut, që e aftëson njeriun të ketë një marrëdhënie frymërore me Perëndinë. Për vështirësi në gjetjen e një fjale të mirëfilltë, vendosa ta lë në anglisht [Shënim nga përkthyesi].
Në Bibla, Versioni 2002, fjala “soulish” është përkthyer edhe “shpirtëror” dhe, në fakt, kjo është ideja e fjalës “soulish”. Versioni ECM i Biblës e përkthen në një nga rastet “shqisor(e)”. Duhet të kemi parasysh që fjala “shpirtëror” përdoret ndonjëherë edhe në vend të fjalës “frymëror”, por ne e dimë që ka një dallim midis frymës dhe shpirtit. Fjalori Elektronik Shpjegues e përkufizon kështu mbiemrin “shpirtëror” (edhe pse duhet te kemi parasysh ngjyrimin politik komunist të asokohe):
SHPIRTËROR – Që ka të bëjë me botën e brendshme, që lidhet me anën psikike të njeriut, me botën e tij mendore, me shpirtin e tij [Shënim nga përkthyesi].

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al