Himni: Hiri në Historinë TëndeShembull
![Himni: Hiri në Historinë Tënde](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F53879%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Hiri në kaosin tonë
Hiri është për të gjithë. Pavarësisht nëse ti je një zbatues i mirë i rregullave apo thyes i tyre, ku gabimet e tua të kanë çuar në burg. Pavarësisht nëse je i varur nga vese si blerjet, apo nga droga. Pavarësisht nëse je i dashur nga familja jote , apo nesë të gjithë të kanë braktisur.
Pavarësisht nëse mendon se e meriton, ose jo, pasi ke gabuar, se ke bërë shumë gabime—hiri është për TY.
Hiri nuk është për versionin tendë të përsosur, të rregullt, dhe të pastër. Hiri është për atë pjesën tënde tjetër që thotë: Kam dështuar sërish, askush nuk do më dojë kurrë, ndodhem larg shpëtimit.
Gjoni 8 tregon historinë e një gruaje të kapur në aktin e tradhtisë bashkëshortore. Udhëheqësit fetarë të kohës gjetën një grua që po flinte me një burrë që nuk ishte bashkëshorti i saj. Ligji kërkonte që ndëshkimi për tradhtinë bashkëshortore të ishte vdekja.
Jezusi po mësonte në oborret e tempullit kur liderët sollën këtë grua përpara Tij. Mund ta imagjinojmë turpin, sikletin dhe frikën që kjo grua ndjeu ndërsa u hodh përpara Jezusit. Akuzat kumbonin në veshët e saj. Dënimi e rrethonte. Ajo e dinte çfarë kishte bërë. E dinte se kishte gabuar.
Ndërsa turma mbante gurët në duar, fjalët që dolën nga goja e Jezusit i tronditi ata:“Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!” (8:7). Dhe një nga një, të gjithë hodhën gurët e tyre derisa mbetën vetëm Jezusi dhe gruaja.
Ai nuk i bërtiti, nuk e talli dhe nuk e gjykoi. Përkundrazi, , Jezusi hyri në kaosin e saj, në pjesën e saj të derrmuar tashmë, dhe i tha se Ai nuk e dënonte, madje i ofroi një jetë ndryshe (8:10-11).
Jezusi i ofroi kësaj gruaje atë që i duhej më shumë, por që e priste më pak—hirin. Ai nuk pati frikë të hynte në kaosin e saj. Ai nuk i kërkoi që të shkonte dhe të rregullonte veten përpara se të fliste me të. Ai shkoi tek ajo ashtu siç ishte dhe i ofroi hirin që jo vetëm i shpëtoi jetën, por e ndryshoi atë.
Hiri nuk ka frikë nga kaosi. Jezusi na fton të shkojmë tek Ai, pavarësisht mëkateve tona, sepse hiri i Tij na pastron dhe na drejton për në shtëpi.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
![Himni: Hiri në Historinë Tënde](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F53879%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Me siguri keni dëgjuar për fjalën "hir", por çfarë do të thotë ajo në të vërtetë? Si mund hiri i Perëndisë të shpëtojë dhe të transformojë jetën tonë? Mëso se si ky hir i mrekullueshëm aty ku na takon, si e ndryshon historinë tonë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Pulse Evangelism për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://pulse.org