Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Himni: Hiri në Historinë TëndeShembull

Himni: Hiri në Historinë Tënde

DITA 1 NGA 5

Hiri i Mrekullueshëm

Si mundet një këngë e shkruar në vitin 1772 të jetojë për qindra vjet? Sa të rëndësishme janë fjalët për ne, fjalë që tregojnë përvojën e e një njeriu të cilat reflektojnë në jeten tonë sot?

Ndoshta sepse këto vargje flasin për nevojën e brendshme që secili prej nesh ka: nevojën për hir. Ndoshta sepse historia e një njeriu është edhe historia jonë: nga humbja te shpëtimi.

Për këto arsye, kënga Hiri i Mrekullueshëm jeton ende.

Ajo që dihet më pak është historia e njeriut që shkroi këto fjalë të famshme në qytetin Olney të Anglisë.

Në rininë e tij, , John Newton mallkonte më shumë sesa lutej. Ai shfrytëzonte njerëzit në vend që t’i donte. Ishte shumë më i mbushur me dëshpërim sesa me shpresë. Si kapiten i një anijeje qe tregtonte skllevër , ai jetonte larg Perëndisëdhe kishte braktisur vlerat e krishtera që nëna e tij ia kishte mësuar kur ishte fëmijë.

Me fjalë të tjera, Newton ishte i humbur. Padyshim, ai ishte plotësisht dhe thellësisht i humbur. Por historia e tij nuk përfundon këtu.

Në vitin 1748, Newton po drejtonte anijen e tij në një stuhi të ashpër. Ai kishte frikë se anija dhe ekuipazhi i tij do të fundoseshin nën dallgëtë e detit dhe gjithçka do të humbiste, përfshirë edhe jetën e tij. Në këtë stuhi, Newton kujtoi Perëndinë për të cilin nëna e tij i kishte folur. Ai i bëri thirrje Perëndisë dhe iu lute për shpëtim, që të mos vdiste në det dhe të shpëtohej nga njeriu që ishte bërë.

Ky ishte momenti i kthesës për Newtonin. Pasi dallgët u qetësuan, anija u sigurua, dhe ai filloi jetën e tij të re në Krishtë. E vjetra u largua dhe filloi e reja.

Newtoni filloi të bëhej një nga pastorët më me ndikim në kohës e tij dhe një figurë kyçe ndaj luftës kundër shfuqizimit të skllavërve — praktikë që dikur e kishte mbështetur.

Gjatë gjithë jetës së tij, Newtoni nuk harroi dy gjëra: "Ai (ishte) një mëkatar i madh dhe Krishti është një Shpëtimtar i madh." Newtoni e dinte se arsyeja pse rrjedha e historisëe së tij ndryshoi ishte për shkak të hirit të Perëndisë.

“Në të vërtetë, ju jeni shpëtuar me anë të hirit, përmes besimit e kjo nuk vjen prej jush, por është dhuratë nga Perëndia - ju nuk u shpëtuat prej veprave tuaja, kështu që askush të mos mburret.” (Efesianëve 2:8-9).

John Newtoni e la këtë botë shumë vite më parë, por himni i jetës së tij nuk u shua kurrë—Hiri i Mrekullueshëm:

Hiri i mrekullueshëm sa ëmbël tingëllon,

Shpëtove një përbuzës si mua!

Dikur isha i humbur, por tani jam gjetur,

Isha i verbër, por tani shoh.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Himni: Hiri në Historinë Tënde

Me siguri keni dëgjuar për fjalën "hir", por çfarë do të thotë ajo në të vërtetë? Si mund hiri i Perëndisë të shpëtojë dhe të transformojë jetën tonë? Mëso se si ky hir i mrekullueshëm aty ku na takon, si e ndryshon historinë tonë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Pulse Evangelism për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://pulse.org