Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Himni: Hiri në Historinë TëndeShembull

Himni: Hiri në Historinë Tënde

DITA 3 NGA 5

Përkufizimi i Hirit

Asnjë dhuratë nuk mund të krahasohet me dhuratën që Perëndia i ka dhënë gjithë krijimit—hirin.

Hiri është i pamerituar, është dhuratë nga Perëndia. Hiri është thelbi i asaj çfarë vetë Perëndia është. Është dhurata e Perëndisë ndaj të gjithë.

“Në të vërtetë, ju jeni shpëtuar me anë të hirit, përmes besimit e kjo nuk vjen prej jush, por është dhuratë nga Perëndia - ju nuk u shpëtuat prej veprave tuaja, kështu që askush të mos mburret..S” (Efesianëve 2:8-9).

Sipas fjalëve të ungjilltarit Billy Graham, “Hiri i Perëndisë, e thënë thjesht, është mëshira dhe mirësia e Tij ndaj nesh.” Hiri nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me ne, por gjithçka ka të bëjë me Perëndinë. Ai e jep dhe ne e marrim atë.

Në botën tonë na mësohet se duhet të fitojmë, të punojmë për të arritur dhe të merituar gjithçka që duam. Kjo është arsyeja pse punojmë fort në punët, studiojmë gjatë natës, fshehim dobësitë tona dhe përpiqemi t’u tregojmë të tjerëve vlerat tona. Ndjejmë se duhet të jemi të denjë dhe ta meritojmë pikësynimet të cilat përpiqemi të fitojmë.për të cilin po përpiqemi.

Hiri i Perëndisë është krejtësisht e kundërta. Krishterimi është feja e vetme që nuk thotë “bëje”, por “është bërë.” Mund të punojmë gjithë jetën dhe të përpiqemi të jemi mjaftueshëm të përsosur për të marrë pëlqimin e Perëndisë, por kurrë nuk do të jemi mjaftueshëm të mirë.

Jezusi erdhi dhe jetoi një jetë të përsosur në vendin tonë dhe vdiq me anë të një vdekje që secili prej nesh e meriton. Flijimi i Tij në kryq fton këdo që vendos besimin e tij në veprën e Jezusit që të pranohet përpara Perëndisë. Tashmë, mund të ndalojmë përpjekjet për të fituar pranimin dhe dashurinë e Perëndisë, dhe mund të prehemi në veprën që Jezusi bëri për ne. Ky është hiri!

Sapo të përjtojmëhirin e Perëndisë, jeta jonë fillon të ndryshojë. Hiri na mëson të mohojmë jetën e mbrapshtë dhe dëshirat e liga të botës, të jetojmë me maturi, me drejtësi e të jemi të përkushtuar ndaj Perëndisë (Titit 2:11-13). Hiri gjithashtu na mundëson të bëjmë vepra të mira:

“Dhe Perëndia mund të bëjë që gjithë hiri të teprojë për ju, aq sa mbasi të keni gjithnjë mjaft në çdo gjë, t`ju tepërojë për çdo vepër të mirë”

” (2 Korintasve 9:8).

Jezusi na shpëton. Hiri i Tij na ndryshon dhe na çliron si asgjë tjetër.

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Himni: Hiri në Historinë Tënde

Me siguri keni dëgjuar për fjalën "hir", por çfarë do të thotë ajo në të vërtetë? Si mund hiri i Perëndisë të shpëtojë dhe të transformojë jetën tonë? Mëso se si ky hir i mrekullueshëm aty ku na takon, si e ndryshon historinë tonë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Pulse Evangelism për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://pulse.org