Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 82 NGA 365

Eja tani!

"Sot, në e dëgjofshi zërin e tij, mos i ngurtësoni zemrat tuaja" - Hebrenjve 4:7

Eja tani! Nuk ka më thjesht se kaq. Prandaj, nëse e shtyn ardhjen, dalëngadalë nuk po i bindesh Perëndisë. Kur e urdhërojmë një fëmijë për të ardhur, ne nuk e llogarisim si bindje nëse ai/ajo nuk vjen menjëherë, në atë moment. Nuk quhet bindje nëse ai/ajo ndalet për të menduar se çfarë të bëjë dhe me qetësi të thotë se po mendon nëse duhet të vijë dhe pret të shikojë se sa kohë do të vazhdojmë ta thërrasim. Çfarë të drejte kemi për ta trajtuar Zotin tonë të shenjtë kështu, nëse nuk do të lejonim një fëmijë të prapë të na trajtonte ashtu? Ai thotë, “Eja tani”. Dhe tani nuk do të thotë nesër. “Sot, në e dëgjofshi zërin e tij, mos i ngurtësoni zemrat tuaja”.

Gjykoje vetë: Po sikur këtë natë Perëndia të kërkonte shpirtin tënd prej teje dhe ti të mos shkoje? Po nëse kjo thirrje të gjen ende larg, ndërsa gjaku i çmuar me të cilin mund të ishit afruar qe gati? Ti nuk e di se çfarë një ditë mund të sjellë. Nëse nuk vjen tani, ka shumë gjëra përveç vdekjes së menjëhershme që mund të të parandalojnë po aq efektivisht që të mos vish kurrë. Kjo mund të jetë ora jote e fundit që ke mundësi për të ardhur. Nesër, thirrja mund të duket më pak urgjente, gjërat e tjera që ndërhyjnë brenda mund ta dobësojnë atë dhe Fryma e trishtuar mund të tërhiqet dhe të pushojë së dhëni madje edhe prirjen tënde të tanishme për ta dëshiruar atë. Dhe kështu ti do të shkosh gjithnjë e më larg nga streha e sigurisë, derisa të mos duket më në horizont. Dhe atëherë mund të jetë tepër vonë për ta kthyer timonin, rryma mund të jetë shumë e fortë; dhe kur më në fund të vijë stuhia e sëmundjes vdekjeprurëse, ti mund të kuptosh se je shumë e dobët mendërisht ose fizikisht për ta ngritur veten qoftë edhe sa për të mbajtur vesh, aq më pak të çohesh e të shkosh. Çfarë mund të bëjë dikush kur ethet ose lodhja triumfon mbi mendjen dhe trupin? Mos rreziko. Eja tani! Dhe “edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora, edhe sikur të ishin të kuqe si purpur, do të bëhen si leshi.”

Frances Ridley Havergal

Shkrimet e Shenjta

Dita 81Dita 83

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al