Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 77 NGA 365

Të bashkuar me mbretin

Por njerëzit e Judës mbetën të bashkuar me mbretin e tyre. - 2 i SAMUELIT20:2

Fakti se të bashkuarit me dikë pasohet me të qëndruarit besnik ndaj tij/saj, sigurisht që nuk është i pashmangshëm. Edhe kur Vetë Mbreti, në mbretërinë e Tij të fshehur, eci dhe bisedoi me disa ndjekës të Tij besnikë, “shumë nga dishepujt e tij u tërhoqën dhe nuk ecnin më me të.”

Nuk pati asnjë fjalë indinjate ose fyerjeje, por vetëm thirrja e patosit të pafund nga buzët e Tij të hirshme: “A doni edhe ju të largoheni?” Le të jenë këto fjalë sot e përherë në veshët tona si një buçimë, jo vetëm në momentet e tundimit kur largohemi nga besnikëria dhe shërbimi me zemër të vërtetë, por edhe gjatë angazhimeve të të gjithë ditës të jemi duke e ndryshuar të pushuarit tonë tërë dembelizëm, në një qëndrim besnik aktiv; dhe duke e shpejtuar ndjekjen tonë tashmë të ngadaltë, në një ndjekje që rend fort pas Tij.

Ne nuk mund të qëndrojmë besnik pa u çliruar më parë nga interesat e tjera. Por ç’rëndësi ka! Le të jemi fisnikë për Jezusin, si burrat e fuqishëm që “u bashkuan me Davidin” dhe “që i dhanë përkrahje të madhe... në mbretërinë e tij.” Atëherë, të jemi aq të dobët sa të synojmë më pak, kur është Zoti ynë Jezus Ai që do të na mbajë plotësisht pranë Vetes?

Bibla kurrë nuk flet për zgjidhje të mira, por vazhdimisht dhe vazhdimisht flet për qëllime. Kjo është pikërisht ajo që ne duam, që “me gjithë zemër” “t'i bashkohemi Zotit”. A e kemi këtë qëllim të veçantë sot? A duam me të vërtetë që Perëndia të na ndihmojë, që t'i bashkohemi Mbretit tonë sot? Kurrë mos qoftë që ne të guxojmë të ndeshemi me mosmarrëveshjet dhe tundimet që vijnë gjatë ditës duke pasur këtë mosbesim negativ dhe mungesë qëllimi në këtë çështje. Dhe nëse zemrat tona na dënojnë, le të kthehemi menjëherë tek Ai që thotë: “unë kisha bërë që të përputhej me mua tërë shtëpia e Izraelit”. Hiri i tij do të na mundësojë t'i bashkohemi Mbretit tonë.

Frances Ridley Havergal

Shkrimet e Shenjta

Dita 76Dita 78

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al