Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 55 NGA 365

Fjala e Perëndisë, rregulli i Besimtarit

E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje. - Psalmi 119:11

Le të synojmë të jetojmë më shumë ndryshe nga bota dhe të shohim vetëm Biblën si udhëzuesen tonë hyjnore në të gjitha gjërat dhe vetëm në Perëndinë tonë për miratimin e Tij. Le të mos turpërohemi nga asgjë tjetër përveçse nga të mëkatuarit ndaj Tij dhe trishtimit të Frymës së Tij të Shenjtë. Ah, sikur ta bënim këtë në çdo kohë, sa e bukur do të na dukej doktrina e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë në të gjitha gjërat dhe sa më kollaj do të ecnim më pas përmes një bote që shtrihet në ligësi! Zoti është me popullin e Tij në çdo kohë dhe i lum është njeriu që beson tek Ai. Është koha që të zgjohemi nga gjumi dhe me Fjalën e bekuar të së vërtetës së përjetshme në duart tona, të synojmë të jetojmë më shumë për përjetësinë, të jetojmë më shumë për Perëndinë dhe në Perëndinë. Me botën – mendimet dhe parimet e saj – ne, si besimtarë, nuk kemi të bëjmë, sepse ato janë në kundërshtim me Fjalën e Perëndisë.

Ne nuk kemi asnjë lidhje me atë që njerëzit e tjerë bëjnë dhe thonë. Ne kemi të bëjmë vetëm me Perëndinë dhe me Fjalën e Tij. Kur ne t’i sjellim zemrat tona të mjera me të gjitha shqetësimet, të vogla apo të mëdha e t’i vëmë përpara Tij, unë jam e bindur se nuk duhet të kemi frikë nga asgjë. Sepse Perëndia do të urdhërojë të gjitha gjërat për ne, do të na bekojë, do ta bëjë dashurinë e Tij për ne gjithnjë e më shumë të njohur. Dhe ne do të shohim krahun e Tij të dashur, të shtrirë për të na ndihmuar dhe drejtuar nëpër këtë shkretëtirë në mënyrë të sigurt dhe me nder, në atë shtëpi të lumtur që dashuria e Tij ka përgatitur për ne atje lart. Ah, le ta duam Jezusin dhe të bindemi se Ai na do! Të synojmë, megjithëse vazhdimisht rrëzohemi, ta madhërojmë Atë në gjithçka që bëjmë dhe themi dhe ta lejojmë Atë të jetë qëllimi ynë më i lartë.

Mary Winslow

Shkrimet e Shenjta

Dita 54Dita 56

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al