Stinët e zemrësShembull
![Stinët e zemrës](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F53045%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Botë e kotë
Por po ju them se ditën e gjyqit njerëzit do të japin llogari për çdo fjalë të kotë që kanë thënë. - Mateu 12:36
Njeriu i urtë tha: “Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin.” Dhe përsëri mbreti Solomon na thotë se “Një fjalë e thënë në kohën e duhur është si mollë të arta mbi një enë argjendi”. Fjalët e mençura, të ëmbla dhe të këndshme vlerësohen aq shumë në Bibël, ashtu siç fjalët boshe, të gabuara dhe të kota dënohen në Librin e librave. Kur Perëndia i dha njeriut dhuratën e të folurit, Ai e bëri atë të ndryshojë nga të gjitha kafshët e tjera. Qe një dhuratë fisnike, dhe që mund të përdoret për qëllimet më të shenjta, ose të abuzohet për qëllimet më të ndyra. Ndërsa njeriu përdor të folurit, ai ose e nderon, ose e çnderon Krijuesin e tij. Ai ose u bën mirë ose i dëmton rëndë miqtë e tij. Ose përparon, ose e pengon mbretërinë e Perëndisë. Nuk mund të ketë dyshim se, në ditën e fundit, Perëndia do të na thërrasë të japim llogari për fjalët tona.
Si do të japë llogari ai betues profan për betimet e veta dhe përdorimin e parregullt të emrit të shenjtë të Perëndisë? Si do të japin llogari gënjeshtari dhe shpifësi për fjalët e tyre djallëzore dhe të liga? Si do të japin llogari për fjalët e tyre krijuesi i ligësive dhe personat që ndërhyjnë në çështjet e njerëzve të tjerë? Le të paralajmërohen ndërsa ende kanë kohë, duke u penduar për mëkatet e tyre, duke u drejtuar kah Perëndisë në Krishtin, le të ndryshojnë mënyrën se si e përdorin dhuratën fisnike të fjalës!
Dhe çfarë llogarie do të duhet të japin ata që kënaqen teksa flasin për ato gjëra që as nuk duhen përmendur mes të krishterëve! Mos harroni se fjalët për të cilat kemi folur janë shumë më tepër sesa fjalë boshe; ato janë fjalë të mbrapshta, abuzimi më i rëndë i përdorimit të fjalës dhe tërësisht të mëkatshme. Nëse Gjykatësi i ardhshëm i botës do të dënojë “çdo fjalë të kotë”, ku do të gjendet betuesi, gënjeshtari, shpifësi dhe njeriu me fjalë jo të perëndishme në ditën e fundit të madhe dhe të tmerrshme?
Elizabeth Julia Hasell
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
![Stinët e zemrës](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F53045%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al