Jeta e BeqaritShembull
Jeta Ime!
Shoqëria, beqaria dhe seksualiteti janë tema që shpesh përfshijnë debate të thella dhe ndjenja të ndërlikuara. Në një botë ku mendimet dhe opinionet për këto çështje formohen nga gjithçka që na rrethon, është e lehtë të humbasim drejtimin e duhur. Pavarësisht nëse je beqar apo i martuar, një gjë mbetet e qartë: ne të gjithë kemi nevojë për shoqëri të shëndetshme dhe zgjedhje të mençura për jetën tonë shpirtërore dhe fizike. Kur diskutojmë për seksin, është e rëndësishme të lejojmë që Perëndia të na udhëheqë përmes Fjalës së Tij, duke na treguar se si këto aspekte të jetës mund të ndërtojnë apo shkatërrojnë themelin tonë. Si mund të bëjmë zgjedhjet e duhura dhe të ndërtojmë një jetë që pasqyron vlerat e përjetshme?
Në këtë plan 5 ditor, do të shqyrtojmë aspekte të rëndësishme të jetës që janë thelbësore për të gjithë, beqarët dhe të martuarit. Duke filluar me shëndetin shpirtëror, një përgjegjësi personale që kërkon zgjedhje të mençura për të mbajtur një jetë të shëndetshme dhe të përmbushur. Siç thotë Bibla, vetëm shpirtin tonë do ta marrim me ne në përjetësi, prandaj është e rëndësishme të kujdesemi për të.
Për të vazhduar me tej me ndërtimin e një shoqërie të mirë. Shoqëria e shëndetshme ofron mbështetje dhe ndihmon në përballimin e sfidave, duke ndarë gëzimet dhe dhimbjet e jetës. Një shoqëri e tillë është si një liman i sigurt që forcon dhe mbështet.
Kur vjen puna për seksin dhe beqarinë, është e rëndësishme të jemi të hapur ndaj asaj që Perëndia ka për të thënë në këtë çështje. Në një kulturë të mbushur me ndikime seksuale, është e nevojshme të shqyrtojmë nëse këto ndikime sjellin lumturi dhe lidhje të forta, apo nëse ofrojnë vetëm një iluzion të kënaqësisë.
Për beqarët që kërkojnë të lënë gjurmë dhe të sjellin ndryshim në jetën e tyre, është e rëndësishme të pranojnë thirrjen që Perëndia ka për ta. Siç thuhet në Romakëve 8:28, "Të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të Tij." Çdo individ ka një qëllim unik dhe thirrje nga Perëndia, dhe është e rëndësishme të ndjekim atë thirrje për të përmbushur potencialin tonë dhe për të bërë një ndryshim të vërtetë në jetë.
Lutemi që ky plan të jetë një udhërrëfyes i vlefshëm për të gjithë ata që janë duke marrë vendime të rëndësishme dhe për ata që po kalojnë sfida në çdo fazë të jetës së tyre. Le të jetë një kujtesë që çdo hap që ndërmarrim, çdo zgjedhje që bëjmë, dhe çdo miqësi që ndërtojmë, të ndihmojë në ndërtimin e një jete të shëndetshme dhe të përmbushur. Le të jetë çdo vendim dhe çdo sfidë një mundësi për të rritur besimin tonë dhe për të ndjekur qëllimin e Tij të shenjtë në jetën tonë. Amen.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Shoqëria, beqaria dhe seksualiteti janë tema që shpesh përfshijnë debate të thella dhe ndjenja të ndërlikuara. Në një botë ku mendimet dhe opinionet për këto çështje formohen nga gjithçka që na rrethon, është e lehtë të humbasim drejtimin e duhur. Pavarësisht nëse je beqar apo i martuar, një gjë mbetet e qartë: ne të gjithë kemi nevojë për shoqëri të shëndetshme dhe zgjedhje të mençura për jetën tonë shpirtërore dhe fizike. Si mund të bëjmë zgjedhjet e duhura dhe të ndërtojmë një jetë që pasqyron vlerat e përjetshme?
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al