Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

A Më Do Perëndia?Shembull

A Më Do Perëndia?

DITA 5 NGA 5

Jeta e re në Krishtin!

Uroj shumë dhe besoj, që përderisa erdhe në këtë ditë, ti ke zgjedhur t’i besosh dhe ta pranosh Jezusin. Ndoshta e ke bërë më parë, ndoshta zgjodhe të besosh këto ditë. Cilado qoftë, jemi shumë, shumë të gëzuar. E di si e përshkruan Bibla këtë miqësi të re që ke filluar me Perëndinë? “Kushdo që është në Krishtin është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë kaluar dhe gjithçka është bërë e re.” (2 Korintasve 5:17) “Krishti erdhi që të kemi jetë dhe ta kemi me bollëk.” (Gjoni 10:10)

Mendoje jetën e vjetër si një shtëpi e lënë pas dore; ndërsa jetën e re, si një shtëpi e rinovuar, e pastruar, e sistemuar ku ke qejf të jetosh.

Mendo për ndryshimet që ke përjetuar që kur ke pranuar Krishtin. Shkruaj një listë të këtyre ndryshimeve dhe falendero Perëndinë për transformimin që ka sjellë në jetën tënde.

Si mund ta çosh një hap më tej? Mendo si mund të bëhesh një dishepull (ndjekës i Jezusit) më i mirë dhe si mund të ndihmosh të tjerët të ndjekin Krishtin. Vendos një qëllim specifik për të përmbushur këtë javë në këtë drejtim “do i tregoj personit që dua më shumë për Jezusin”, “do të shkoj në një kishë lokale”, “do të filloj leximin e Biblës”.

“Të jemi dishepuj të vërtetë nënkupton të qëndrojmë në fjalën e Tij dhe të njohim të vërtetën që na bën të lirë”.(Gjoni 8:31-32)

Nuk ka një rrugë të prerë me thikë për të ndjekur Jezusin, por ne duam të të sygjerojmë disa hapa praktikë:

  • Të pagëzohesh (është shpallje publike e asaj që ke zgjedhur t’i besosh Jezusit).
  • T’i tregosh dikujt që do, më shumë për vendimin që more.
  • -Të bëhesh pjesë e një kishe lokale aty ku ndodhesh; nëse nuk po gjen një, më shkruaj që të sugjeroj një afër teje.
  • Të ftosh dikë në kishë, ditën që shkon edhe ti.
  • Të shërbesh, të bësh diçka, të ndihmosh në ndonjë lloj forme.
  • Ose çfarëdo hapi tjetër që Fryma e Shenjtë po të drejton.

Shumë urime në këtë udhëtim fantastik, ke praninë e Perëndisë, ke Biblën, ke komunitetin e krishterë, na ke neve, ke marrë vendimin më të rëndësishëm të jetës!

Zoti të bekoftë shumë!

Dita 4

Rreth këtij plani

A Më Do Perëndia?

Ky plan leximi është një udhëzues i qartë për ta njohur Perëndinë, të kuptosh masën e dashurisë së Tij, të pajtohesh me Të dhe ta bësh atë Mikun, Shokun tënd më të ngushtë. Eja ta zbulojmë bashkë hap pas hapi!

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al