A Më Do Perëndia?Shembull
Ti bëhesh bir/bijë i/e Perëndisë!
A e di se ti mund ta kesh, mund ta bësh personale, tënden, miqësinë me Perëndinë?
Ja, po ta shpjegoj me një histori. Një akrobat po kalonte mbi një litar në mes të fshatit dhe të gjithë u habitën, sesa mirë e mbante ekuilibrin nga fillimi deri në fund. Akrobati kaloi përsëri mbi litar por, këtë herë mori djalin e tij mbi supe. Fshatarët u mahnitën krejt dhe kur ai mbaroi, ata e duartrokitën fort dhe e shprehën sesa gjë e paparë ishte ajo që bëri. Akrobati i pyeti: “A keni besim që unë mund te kaloj përsëri mbi litar?” – “pooo”, thanë të gjithë. Pastaj, ai bëri një pyetje bombë fare, pyetje me spec. “Kush nga ju është gati të më besojë fëmijën e tij, që ta marr mbi supe ndërsa do të jem duke ecur mbi litar?” Të gjithë heshtën. Asnjëri nuk donte ta provonte, edhe pse e dinin që fëmija do të ishte i sigurtë mbi qafën e tij dhe këtë e kishin parë vetë me sy.
E di pse e nisa kështu? Sepse ka shumë njerëz që mahniten nga dashuria e Perëndisë, e besojnë që Jezusi erdhi në tokë, vdiq në kryq, pagoi për ta, u ringjall të tretën ditë. E besojnë që Bibla është e vërtetë, që Krishterimi ka sjellë ndryshim ndër shekuj, ka ndryshuar kultura, është kujdesur për njerëzit, ka sjellë kaq e kaq të mira. E “admirojnë” nga larg por nuk duan ta përjetojnë vetëpersonalisht.
Po ti, a do ta përjetosh personalisht atë që ka bërë Jezusi për ty? Ja të shikojmë disa vargje të interpretuara: “Të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij”. (Gjoni 1:12) “Shpëtimi është dhuratë nga Perëndia, që merret përmes besimit, jo përmes veprave tona.” (Efesianëve 2:8-9) “Nëse e rrëfejmë me gojë se Jezusi është Zot dhe besojmë në zemrën tonë se Perëndia e ka ringjallur nga të vdekurit, do të shpëtohemi”. (Romakëve 10:9-10)
Kjo është nxitja ime, që pasi e ke besuar në mendje si të vërtetë, ta pranosh në zemër. Mendoje kështu, si një dhuratë që nuk mund të fitohet apo meritohet, por duhet të pranohet me falenderim. Shpëtimi është një dhuratë që Perëndia na e ofron falas dhe e përjeton kur e merr, e pranon, e hap dhuratën, e merr në shtëpi dhe e bën tënden.
Nëse mezi e ke pritur këtë rast, dua të të nxis që të lutesh tani dhe të vendosësh për t’i besuar Jezusit që sot. Si bëhet kjo? Lutu, thuaje këtë lutje me zemër aty ku je, tani! Ai i lexon mendimet, Ai po të dëgjon, Ai e di ku je, Ai të njeh, Ai po të shikon tani.
Lutja e shpëtimit:O Perëndi, me aq sa di dhe kuptoj, unë zgjedh të besoj Ty sot. Besoj që Ti më ke krijuar dhe më do kështu siç jam. Unë zgjedh t’i besoj Jezusit si Shpëtimtari im, që do më pastrojë nga çdo mëkat dhe si Zoti im, për të drejtuar jetën nga sot e tutje. E rrëfej që kam jetuar për veten time, një jetë egoiste dhe pa qëllim, merre zemrën time, pastroje, mbretëro në mua që sot. Më ndihmo të bëhem ashtu siç Ti dëshiron që të jem. Në emrin Jezus lutem, Amen.
A e the këtë lutje me dëshirë dhe me zgjedhjen tënde të lirë? Nëse e ke bërë këtë lutje, Mirëserdhët në familjen e Perëndisë, tashmë ti je bir, ti je bijë e Tij! Gjithë qielli feston për ty, sepse je bërë pjesë e familjes së Tij.
Madje, nëse e ndan me ne që e bërë këtë lutje, ne kemi një dhuratë për ty. Na kontakto sepse duam të festojmë me ty për këtë vendim që more dhe duam shumë të të mbështesim ty në këtë udhëtim të ri.
Por, si është ky udhëtimi i ri? Vazhdon tek dita 5 dhe e fundit.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ky plan leximi është një udhëzues i qartë për ta njohur Perëndinë, të kuptosh masën e dashurisë së Tij, të pajtohesh me Të dhe ta bësh atë Mikun, Shokun tënd më të ngushtë. Eja ta zbulojmë bashkë hap pas hapi!
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al