A Më Do Perëndia?Shembull
Mënyra e vetme!
Ekziston një dëshirë e brendshme dhe e vazhdueshme nga ana jonë si njerëz për t'u lidhur me misterin, me të padukshmen, me hyjninë që është atje matanë. Ka njerëz që dëgjojnë horoskopin çdo ditë, që mbajnë gjëra për fat dhe mbarësi për të larguar syrin e keq, shkojnë në vende të mira për të ndezur një qiri, për të thënë një lutje, për të futur disa lekë tek e çara e gurit për mbarësi etj etj etj …
Nuk na mjafton ajo që shikojmë sot, kemi një dëshirë të brendshme të dimë përtej. Kjo vjen sepse jemi krijuar në imazhin e Perendisë, Ai ka vënë përjetësinë brenda nesh, ne jemi krijuar të qëndrojmë të lidhur me Të. Por dëmin na e bëri mëkati, që prishi këtë miqësi të unike.
Dhe nuk ka shuuuumë mënyra për t’u rilidhur me Perëndinë. Ka vetëm NJË! Ja si thuhet (Gjoni 14:6) Jezusi i tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.”
Ai e tha në vetën e parë, “Unë Jam!” Ka vetëm një mënyrë, vetëm një rrugë, vetëm Jezusi, ndryshe nuk shkohet tek Ati, nuk ndodh rilidhja me Perëndinë.
Prandaj thuhet në këto vargje: “Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.” (Romakëve 5:8)
“Ai (Jezusi) vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate, të rrojmë për drejtësi; dhe me vurratat e tij ju u shëruat.” (1 Pjetrit 2:24)
Ai na pajtoi me Perëndinë duke hequr atë që na kishte ndarë nga Perëndia, mëkatin. Dhee bëri këtëduke paguar me jetën e Tij.
A ke dëgjuar për ndonjë person që mori përsipër dënimin e dikujt tjetër, zuri vendin e tij që ta çlironte shokun, fëmijën, mikun, vëllain? Këtë ka bërë Krishti për ne, për ty: Ai shkon dhe zë vendin tonë, shkon dhe merr dënimin tonë dhe na bën ne të drejtë. Perëndia na shikon si të drejtë, jo si mëkatarë, por të pajtuar; të drejtë para Tij, pasi u pagua çmimi.
Mendo një moment për sakrificën e Krishtit dhe falenderoje Atë për dashurinë dhe mëshirën e Tij.Por, a do ta çosh një hap më tej? A do ta përjetosh ti vetë, personalisht këtë gjë?
Po si ndodh kjo? Vazhdon tek dita 4
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ky plan leximi është një udhëzues i qartë për ta njohur Perëndinë, të kuptosh masën e dashurisë së Tij, të pajtohesh me Të dhe ta bësh atë Mikun, Shokun tënd më të ngushtë. Eja ta zbulojmë bashkë hap pas hapi!
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al