Familja e Perëndisë!Shembull
Perëndia Të Ka Zgjedhur!
Lutem shumë që këto të vërteta të jenë ngulitur dhe të mos i harrosh. Ne jemi pjesë e familjes së Perëndisë për shkak se besuam në Krishtin Jezus; Ai na rilindi në një familje me dashuri pa kushte, Perëndia na birësoi dhe na bëri pjesë të një familje të bekuar!
Nuk i birësojnë fëmijët prindërit e tyre, por prindërit birësojnë fëmijët. Kjo është e vërtetë dhe nga ana e besimit. Nuk e birësove ti Perëndinë në jetën tënde por Ai të birësoi ty në familjen e Tij. As nuk e zgjodhe ti Perëndinë, Ai të zgjodhi ty. Ti zgjedh t'i besosh ose jo asaj që Perëndia ka bërë për ty. Jezusi iu tha dishepujve te Tij "nuk më zgjodhet ju Mua, por Unë ju zgjodha juve".
Sa më pëlqen kjo e vërtetë sepse në jetë më ka ndoshur shpesh që nuk më "zgjidhte" njeri. Luanim futboll kur ishim fëmijë dhe shtinin më të mirët "tek a çift" , pastaj zgjidhnin nga një lojëtar secili, unë isha i fundit; "hajt ta marrim këtë të gjatin se e fusim në portë." Siklet i madh ishte për mua, sa herë që thuhej hajde e bëjmë "tek a cift", se e dija që do ngelja në fund. Ky është vetëm një shembull që tani e them me shaka, por në shumë momente jam ndjerë kështu.
Sa mirë që s’është kjo menyra sesi të ka zgjedhur Perëndia ty dhe mua. Ai nuk të zgjodhi për meritat e tua, por të zgjodhi vetë që në fillim pastaj të birësoi, në familjen e tij. Dhe mos harro se fëmija i kujt ishte, përpara se të bëheshe fëmijë i Perëndisë. Perëndia vështroi botën dhe e drejtoi gishtin nga ty, "e dua atë çunin, e dua atë gocën në familjen Time". Perëndia e di se çfarë ati është djalli, e di që është at’ abuzues, prandaj tha: "atë djalin, këtë vajzën, atë atje, i dua Unë, janë të Mitë". Satani do ketë bërë ndonjë ujdi me Perëndinë, një ujdi të tillë."Ooo e do Ti atë çunin dhe atë gocën, hajde bëjmë një ujdi. Unë t’i jap ato nëse Më më jep Djalin Tënd! Dhe mos u ngut të thuash PO, sepse Ti e di çfarë do t'i bëj Djalit Tënd, do ta godash me kamzhik, do ta pështyj, do ta shaj, do t’i vë kurorë me gjemba në kokë, do e gozhdoj në kryq derisa të vdesë. Po tani, e do akoma atë çunin dhe atë gocën? "
Dhe Ati ynë tha: "PO, i dua! E dua edhe atë, edhe atë, edhe atë".
Ti u bleve me gjakun e Birit të Perëndisë dhe tani je në një familje të re. Amen! Kërkoi Frymës së Shenjtë, çfarë po më thua sot? Atë që po të thotë, ktheje në lutje. Lutje falenderimi, faleminderit që më zgjodhe mua në familjen tënde. Më birësove. Çfarë po të thotë Perëndia ty? Ktheje në lutje.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Disa kanë patur mundësinë të jenë pjesë e familjeve të shëndetshme; por jo të gjithë. Disa, akoma përpiqen për të fituar dashuri, vëmendje dhe ngrohtësi. Pavarësisht familjes biologjike, a e di që ti je pjesë e një familje më të madhe? Familje plot dashuri, bekime e favor? Të ftojmë të lexosh këtë plan për të zbuluar më shumë për Familjen e Perëndisë!
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al