Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Familja e Perëndisë!Shembull

Familja e Perëndisë!

DITA 2 NGA 5

Perëndia Na Rilindi Në Një Familje Me Dashuri Pa Kushte!

A je pjesë e një familje ku merr dashuri pa kushte nga Perëndia dhe nga anëtarët e tjerë të familjes? Anëtarët e familjes janë njerëz, ndodh që edhe mund të mos marrësh gjithmonë dashuri pa kushte; por nga Perëndia gjithmonë merr dashuri pa kushte, gjithmonë. Perëndia të do ty pa kushte dhe PIKË.

Disa herë kërkon kohë ta pranosh këtë të vërtetë dhe ta lësh të hyjë brenda teje. Kjo ndodh pasi përpara se të njihje Krishtin, çdo gjë ishte me kushte; "po bërë këtë, do marrësh atë", për këtë arsye këtë pret edhe nga Perëndia, kushte.

A e di përmendsh vargun që quhet zemra e Biblës, që flet për dashurinë e Perëndisë?
"Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme." Kjo është dashuri pa kushte, tek Romakëve 5:8 thuhet "Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne." Kur ende ishim mëkatarë - që do të thotë Perëndia nuk priti: "prit sa të bëhet çun më i mirë, gocë më e mirë dhe atëherë do ta dua, atëherë do të dërgoj Krishtin që të paguajë për të". Është dashuri pa kushte dhe nuk mund të bësh dot asgjë që të shtohet më shumë apo të hiqet diçka. Shkrimi thotë: "asgjë s’mund të ndajë ty nga dashuria e Perëndisë, as pikëllimi, as ngushtica, as përndjekja, as uria, as rreziku, as shpata. Asgjë."

Nuk ka asgjë që mund të bësh dhe Perëndia të heqë dorë prej teje apo të mos të dojë më. Nuk ka gjë që ke bërë dje, vjet, këtë javë, në asnjë kohë.
Këtë iu thonim unë dhe gruaja ime çunave tanë: "çfarëdo që të bëni ne do t’ju duam gjithmonë. Nëse bëni ndonjë prapllik do të mërzitemi, por dashuria jonë për ju nuk do të ndryshojë kurrë." Fiks si dashuria e Perëndisë ndaj nesh, edhe nëse bëjmë ndonjë prapllik, kjo nuk e ndalon dashurinë pakushte të Perëndisë ndaj nesh, ndaj teje. Sikur të rrënjosej thellë kjo e vërtetë, do të na ndryshohej komplet jeta. Perëndia më do pa kushte gjithmonë.
Është një varg te Luka që e kam qejf; "Ai është mirëdashës me mosmirënjohësit dhe të mbrapshtët(të këqijtë)". Luka 6:35
Para se të të vijë dikush në mendje, dikush që është mosmirënjohës, I keq dhe i mbrapshtë, shiko së pari atë personin në pasqyrë. Me sinqeritet e them, unë s’kam qenë gjithmonë mirënjohës dhe s’kam bërë gjithmonë gjënë e duhur por ama Ai është dashamirës me mua gjithmonë.

Një ditë po pija kafe me dikë dhe më tha: " s’po ia gjej anën çunit, bën vetëm praplliqe, nga notat dobët, ka bërë dhe ca gafa të tjera. S’di si ta dënoj, s’di si ta disiplinoj." Sigurisht që ka një kohë për ta disiplinuar fëmijën, por nuk shkon gjithmonë. I thashë : "mos e disiplino fare këtë herë, se është mbi moshën e dispilinës; "hiqja trurin me dashuri, duaje fort, puthe fort, ngope me dashuri dhe vëmendje, merre me vete te puna". Ma mori këshillën dhe ashtu bëri. E di çfarë ndodhi? Djali i tij ndryshoi kur i ati u soll në këtë formë sepse me pa-vetëdijen e tij ai fëmijë po kërkonte vëmendje keqas. Jepja tamam vëmendjen, çmoje, duaje, ngope me dashuri edhe kur është mosmirënjohës dhe i prapë. Sigurisht që ka momente që fëmija duhet disiplinuar por ka momente kur nuk "pi më ujë disiplina".

Kështu bën Perëndia me ne. Ne jemi ri-lindur në një familje ku ka dashuri pa kushte dhe dashuria e Tij për ne është e pafundme.

Pëshpërit një lutje në këtë moment dhe falendero Perëndinë për këtë dashuri!

Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Familja e Perëndisë!

Disa kanë patur mundësinë të jenë pjesë e familjeve të shëndetshme; por jo të gjithë. Disa, akoma përpiqen për të fituar dashuri, vëmendje dhe ngrohtësi. Pavarësisht familjes biologjike, a e di që ti je pjesë e një familje më të madhe? Familje plot dashuri, bekime e favor? Të ftojmë të lexosh këtë plan për të zbuluar më shumë për Familjen e Perëndisë!

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al