Familja e Perëndisë!Shembull
Perëndia Na Solli Në Një Familje Të Bekuar!
A e di sesi duket familja ku Perëndia na ka sjellë? Është një familje për së mbari, një familje e bekuar ku merr bekime të pa-merituara. Siç thuhet në Shkrim; "Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të Tij të dashur." Na nxorri nga familja e errësirës për në familjen e Birit të Tij, na çoi në një familje të re. Është një fjalë e veçantë, ndër fjalët e para që tha Perëndia dhe ndër fjalët e para që tha Jezusi, ja ta shohim bashkë: Çfarë bëri Perëndia pasi krijoi njeriun e parë? A e di cila është gjëja e parë fare?
Zanafilla 1:28 "Dhe Perëndia i bekoi…" Gjëja e parë, pasi i krijoi, Perëndia i bekoi ata. Pastaj kur mëkatuan, Perëndia iu thotë: "ja se çfarë mallkimi i hodhët vetes nga zgjedhja që bëtë." Ai nuk i mallkoi, Ai i bëri me dije se çfarë pasojash po merrnin nga vendimi që bënë, dënim, shkatërrim. Tek libri i fundit i Dhjatës së Vjetër, fjala e fundit është shfarosje/shkatërrim ( Malakia 4:6) kurse në Dhjatën e Re, fjala e parë e predikimit të parë të Jezusit është: "Lum ju, të bekuar jeni ju!" Jezusi erdhi për ta hequr mallkimin dhe për ta kthyer bekimin sërish.
Të bekuar si Abrahami. Perëndia iu shfaq Abrahamit dhe i tha: "lëre fisin tënd, merr familjen dhe më ndiq Mua sepse Unë do të çoj në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë". E di cili ishte mallkimi për tokën që iu dha Adamit? Nuk do të prodhojë fryte, e njejta tokë për të cilën Perëndia i thotë Abrahamit: "do të bëj një komb nga ty dhe do të jetojnë në një tokë të re, të bekuar, ku rrjedh qumësht dhe mjaltë". A e di si është shteti i Izraelit? Rreth e qark tij është shkretëtirë, kurse Izraeli është vend i begatë.
A e ke idenë sesa të krishterë nuk i kuptojnë këto gjëra që themi? Mos e harro, ti nuk je më pjesë e një familje të mallkuar por pjesë e një familje të bekuar që në momentin që zgjodhe Krishtin. Dhe në këtë familje, Perëndia është Ati yt! Ai të birësoi ty, të bëri pjesë të një familje të bekuar, familje për së mbari dhe nuk është merita jote, është hiri dhe favori i Tij.
Perëndi, faleminderit për hirin dhe bekimin Tënd të madh, faleminderit që më shpëtove dhe më bëre pjesë të një familje për së mbari. Unë lutem që ashtu si ishte Abrahami, të jem bekim për shumë kombe, Jezus faleminderit që erdhe dhe ktheve mallkimin në bekim, në emrin Tënd të Shenjtë une lutem, Amen!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Disa kanë patur mundësinë të jenë pjesë e familjeve të shëndetshme; por jo të gjithë. Disa, akoma përpiqen për të fituar dashuri, vëmendje dhe ngrohtësi. Pavarësisht familjes biologjike, a e di që ti je pjesë e një familje më të madhe? Familje plot dashuri, bekime e favor? Të ftojmë të lexosh këtë plan për të zbuluar më shumë për Familjen e Perëndisë!
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al