Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Familja e Perëndisë!Shembull

Familja e Perëndisë!

DITA 3 NGA 5

Perëndia Na Birësoi!

Ne jemi të birësuar nga Perëndia. Ai na adoptoi në një familje ku ka favor dhe gjëra të mira, të cilat nuk i morëm me zotësinë tonë, por i morëm për shkak se tashmë jemi bij të Tij.

Për shkak se jemi bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të Tij në zemrat tona që thërret: ”Abba, Atë!”. "Abba" në gjuhën aramaike do të thotë "baba", të njëjtin emër e përdori edhe Jezusi. Ai iu drejtua me "Abba" Perëndisë, Pali na thonë që tani, mund t'i drejtohemi Perëndisë me "Atë", Ai është Ati ynë gjithashtu. Kur Jezusi u shfaq i ringjallur, i tha Marisë "Unë do të ngjitem tek Ati im dhe tek Atij juaj."

Nga momenti që zgjedh t’i besosh Jezusit, Perëndia bëhet Ati yt gjithashtu. Ti dhe unë nuk jemi më shërbëtor(skllav), por bij; dhe në qoftë se jemi bij, jemi edhe trashëgimtar të Perëndisë me anë të Krishtit. Sa gëzim, je bir, bijë dhe për shkak të kësaj je edhe trashëgimtar.

Ja si thuhet te 2 Korintasve 6:18 "Dhe do të jem si një Atë për ju, dhe ju do të jeni për mua si bijtë e bijat, thotë Zoti i Plotfuqishëm."
Si e koncepton ti këtë, a të duket madhështore? Disa mund ta kenë të vështirë sepse nuk kanë patur marrëdhënie shumë të mirë me baballarët, unë nuk është se kam patur ndonjë marrëdhënie të mirë me babanë tim. Por Ati Perëndi, është Atë që fal, që të do pa kushte, që kujdeset, Ai që foli dhe çdo gjë erdhi në ekzistencë. Uroj dhe lutem shumë që trashëgimia dhe kjo e vërtetë se kush është Ati për ty do të vijë duke u zgjeruar. Ti je bir, bijë i/e Perëndisë! Ati yt, është pronari i qiellit dhe i tokës, ka çdo gjë në pronësi, Ai është babi yt.

Dua të them diçka dhe kjo ndoshta mund të të habisë: A e di se kush ishte ati yt para se të shpëtoheshe, para se të zgjidhje Jezusin? Satani, djalli. Ndonjëri mund të thotë: "po që më kishte shkuar mendja?" Nuk po them për babanë biologjik por po them për Satanin, të ligun, djallin, ati frymëror i atyre që nuk kanë Jezusin. Tek Gjoni kapitulli 8 Jezusi flet për këtë; Ai tha: "Unë flas për ç’kam parë tek Ati im, dhe ju bëni gjërat që keni parë tek ati juaj. Ju jeni nga djalli, që është ati juaj…"
Pra përpara se të zgjidhje Krishtin, babai yt frymëror ishte djalli. Ai është abuzues, nevrik, akuzues, fajësues, i lodhshëm, torturues. Nëse je rritur në një familje abuzuese dhe me 100 të këqija, çdo gjë e keqe që ka ndodh në atë familje ka ardhë nga djalli, nga Satani. Nëse je rritur në një familje të mirë, çdo gjë e keqe që ka ndodhur aty herë pas here ka ardhë nga Satani. Ai është ati frymëror i gjithë atyre që nuk kanë zgjedhur Krishtin. Gjithë frikërat, zemërimet, inatet, mosfaljet, inferioriteti, dënimet e vetes, zvogëlimi i vetes, sikletet emocionale, fajësimi, hidhërimi, papastërtia, shthurja, të gjitha vijnë nga Satani nga ati që kishim atëherë. Por tani, kur zgjodhe Jezusin ti u birësove në familjen e re dhe ti ke një Atë shumë të mirë.

Dëgjova një histori për një familje që kishte birësuar një djalë rreth 6-7 vjeç nga një vend i varfër. E morën nga jetimorja dhe e sollën në shtëpinë e tyre. Ai në fillim, s’po ngopej më të mirat e asaj shtëpie, më në fund kishte dhomën e vet, krevatin e vet, rrobat e veta, atletet e veta, të gjitha për vete. Ishte rritur në jetimore ku flinin 20 fëmijë në një dhomë dhe rrobat dhe këpucët ia merrni. Pas disa ditësh e zonja e shtëpisë ndërkohë që ishte duke pastruar dhomën e tij gjeti ushqime të fshehura nëpër dhomë. Ai donte të sigurohej që do të kishte diçka për të ngrënë kur ta merrte uria. Ata i blenë rroba të reja dhe një ditë do të shkonin në një festë e zonja e shtëpise deshi t’ia hekuroste, por nuk po i gjente sepse ai i kishte fshehur poshtë dyshekut se mos ia merrte njeri. Ai fëmijë po sillet njëlloj sikur të ishte në jetimore, edhe pse tani ishte birësuar në një familje të re. Atij i duhej kohë të përshtatej në familjen e re.

Kështu jemi edhe ne, kur birësohemi në familjen e re, disa herë sillemi me huqet e vjetra, harrojmë që tashmë jemi birësuar në një familje të re, me një At’ të mirë që na do, që kujdeset, që s’do të na braktisë, s’do të na lërë, që do të sigurojë për ne. Ai që dha Birin si nuk do të na japë gjërat e tjera që na duhen?

Nëse edhe ti akoma nuk je mësuar të jetosh si bir, bijë e Tij edhe pse tashmë je birësuar nga Perëndia le të lutemi bashkë:

At Perëndi, faleminderit për dashurinë pa kushte, faleminderit që më bëre birin/bijën Tënde. Jezus më mëso sesi të jetoj si biri/bija jote, më ndihmo të lë pas të shkuarën, veset, bestytnitë, frikërat dhe çdo gjë që nuk është prej Teje. Perëndi ti je Ati im, dhe jo satani; të lutem më ndihmo të jetoj ashtu siç Ti do. Unë besoj në Ty dhe besoj që me Ty çdo gjë është e mundur. Lutem dhe besoj në emrin Jezus, Amen!

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Familja e Perëndisë!

Disa kanë patur mundësinë të jenë pjesë e familjeve të shëndetshme; por jo të gjithë. Disa, akoma përpiqen për të fituar dashuri, vëmendje dhe ngrohtësi. Pavarësisht familjes biologjike, a e di që ti je pjesë e një familje më të madhe? Familje plot dashuri, bekime e favor? Të ftojmë të lexosh këtë plan për të zbuluar më shumë për Familjen e Perëndisë!

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al