Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 85 NGA 99

Mundimi i Jezusit

Tashmë ishte afruar çasti kur Juda do të vinte bashkë me ushtarët. Marku na tregon që Zoti Jezus vërtet po vuante. Lexojmë që Ai ra për tokë përpara Atit të Tij. Nga libra të tjerë të Biblës mësojmë që djersa e Tij u bë si pika gjaku të mpiksur që bien mbi dhe, për shkak të barrës tepër të rëndë në zemrën e Tij. Ai iu përgjërua Atit që ta kursente nga ora me të cilën do përballej së shpejti.

A ishte i frikësuar Zoti Jezus për shkak të dhimbjes? Jam i sigurt që po, sepse Ai kishte natyrë njerëzore dhe ne të gjithë kemi frikë nga dhimbja. Por nuk ishte vetëm dhimbja që e bënte Atë tmerrësisht të frikësuar. Ishte diçka shumë më e keqe: orët në të cilat Ati i Tij do ta shihte Atë sikur Ai të kishte mëkatuar! Së shpejti, Zoti Jezus do të merrte vendin e popullit të Tij mëkatar dhe do të merrte ndëshkimin e plotë që ata meritonin. Të gjitha mëkatet e tyre do të bëheshin të Tijat. Ai nuk i kishte bërë këto mëkate, por i mori sikur të ishin të Tijat. Jezusi, Biri i përsosur i Perëndisë, do të shikohej dhe do të trajtohej si një mëkatar i pabindur. Dhe për shkak të kësaj, Ai do të braktisej tërësisht nga Ati i Tij. Ai do të përjetonte ferrin.

Ky ishte mundimi i madh i Zotit Jezus. Mendimi që do të konsiderohej si një shkelës, dhe si rrjedhojë “të braktisej” nga Ati, ishte një barrë shumë e rëndë për Të. Ai iu përgjërua Atit të Vet, nëse kjo pjesë e vuajtjeve të Tij mund të kursehej, mund të kalohej. Por, përgjigjja e Atit të Tij ishte “Jo”. Për të shpëtuar popullin e Tij, Zoti Jezus duhej të merrte vendin e mëkatarëve dhe të vuante ndëshkimin e tyre. Pasi Ati ia mohoi kërkesën e Tij, Jezusi u nënshtrua. Ishte vullneti i Atit që Biri i Tij të merrte vendin e mëkatarëve. Sa e mrekullueshme kur lexojmë që Zoti Jezus nuk e kërkoi më! Mundimi përfundoi. Ai pranoi me gatishmëri përgjigjen e Atit.

Ky është vërtet Ungjilli. Nuk ka të bëjë më atë që duhet të bëjmë ne. Ka të bëjë me atë që bëri Jezusi duke marrë vendin e mëkatarëve fajtorë, në mënyrë që mëkatarë si ju dhe unë, të mund të shpëtoheshim.

Shkrimet e Shenjta

Dita 84Dita 86

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al