Solid Joys ShqipShembull

Perëndia na forcon përmes të tjerëve
“Simon, Simon, ja, Satani ka kërkuar t’ju shoshë ashtu siç shoshet gruri. Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket; dhe ti, kur të kthehesh, forco vëllezërit e tu.” (Luka 22:31-32)
Çfarë mund të themi për dhjetë apostujt e tjerë (pa përfshirë Judën)?
Satani do t’i shoshte edhe ata. A u lut Jezusi për ta?
Po, u lut, por Ai nuk i kërkoi Atit që ta ruante besimin e tyre njësoj siç ruajti besimin e Pjetrit.
Atë natë, Perëndia ia theu Pjetrit krenarinë dhe sigurinë te vetja në mes të agonisë së shoshitjes së satanit, por Perëndia nuk e braktisi Pjetrin. Ai e ktheu, e fali, e ripërtëriu dhe e forcoi besimin e Pjetrit. Tani misioni i Pjetrit ishte që të forconte dhjetë të tjerët. “Dhe ti, kur të kthehesh, forco vëllezërit e tu.”
Jezusi siguroi inkurajim për të dhjetët duke siguruar së pari për Pjetrin. I forcuari bëhet forcues.
Këtu ka një mësim të madh për ne. Ndonjëherë Perëndia do të merret drejtpërdrejt me ty, duke e forcuar besimin tënd në orët e para të mëngjesit, në kohën kur të gjithë të tjerët janë në gjumë. Gjithsesi, në të shumtën e rasteve (mund të themi dhjetë në njëmbëdhjetë herë), Perëndia e forcon besimin tonë nëpërmjet një personi tjetër.
Perëndia na dërgon një Simon Pjetër, i cili na sjell fjalën e hirit, për të cilën kemi nevojë, që të këmbëngulim në besim: një lloj dëshmie, e cila na tregon se si “të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi” (Psalmi 30:5).
Siguria e përjetshme është një projekt në komunitet. Sa herë që Perëndia të inkurajon zemrën me premtimin se besimi yt nuk do të dështojë në shoshitjen e satanit, atëherë inkurajohu dhe dyfishoje gëzimin tënd duke e përdorur për të forcuar vëllezërit dhe motrat e tua—me po atë forcë që të forcoi ty.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione