Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 94 NGA 366

Si të reagosh kur lëkundesh

"Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s’dua, atë bëj.” (Romakëve 7:19)

Të krishterët nuk jetojnë vetëm në humbje, por as në fitore të përsosur mbi mëkatin. Në rastet kur dështojmë të triumfojmë mbi mëkatin, Romakëve 7:13-25 na tregon si duhet të reagojë normalisht një i krishterë i shëndetshëm.

Ne duhet të themi:

  1. E dua ligjin e Perëndisë. (vargu 22)
  2. E urrej atë që sapo bëra. (vargu 15)
  3. Oh, njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes? (vargu 24)
  4. Falenderimi i qoftë Perëndisë! Fitorja do të vijë me anë të Jezu Krishtit, Zotit tim. (vargu 25)

Me fjalë të tjera, asnjë i krishterë nuk dëshiron të jetojë në humbje. Asnjë i krishterë nuk pranon të jetojë në mposhtje. Por dhe nëse mposhtemi për njëfarë kohe, nuk duhet të gënjejmë për këtë.

Nuk duhet të tregohemi hipokritë. Nuk duhet të shtiremi. Nuk duhet të mburremi për perfeksionizëm. Nuk duhet të ketë buzëqeshje të shtirura, apo gëzim sipërfaqësor.

Për më tepër, na shpëto Perëndi nga verbëria ndaj dështimeve tona dhe nga të qenët të shpejtë për t’i gjykuar të tjerët.

Perëndi, na ndihmo të ndihemi më keq për dështimet tona sesa për dështimet e të tjerëve!

Perëndi, na jep ndershmërinë, sinqeritetin dhe përulësinë e apostullit Pal, të cilën e tregon në këtë teskt! “Oh, i mjeri njeri që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes? I falem nderit Perëndisë, me anë të Jezu Krishtit!” (Romakëve 7:24-25).

Shkrimet e Shenjta

Dita 93Dita 95

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​