Solid Joys ShqipShembull
Fito atë që s’mund të humbasësh
Por Jezusi duke i ngulitur sytë mbi ta, u tha: “Kjo për njerëzit është e pamundur, por jo për Perëndinë, sepse për Perëndinë gjithçka është e mundshme.” (Marku 10:27)
Këtu kemi dy nxitje të mëdha nga Jezusi për t’u bërë një i krishterë për botën dhe që t’ia përkushtosh veten kauzës së misionit në vende të tjera, ose duke shkuar vetë, ose duke dërguar të tjerë.
1. Çdo pamundësi për njerëzit është e mundur me Perëndinë (Marku 10:27). Konvertimi i mëkatarëve më të ngurtësuar, do të jetë vepër e Perëndisë dhe në përputhje me planin e Tij sovran. Nuk ka pse të kemi frikë ose të shqetësohemi për dobësitë tona. Kjo është beteja e Zotit dhe Ai do të na japë fitoren.
2. Krishti premton se do të veprojë për ne, se do të jetë aq shumë për ne sa, kur jetës tonë misionare t’i vijë fundi, nuk do të jemi në gjendje të themi se kemi sakrifikuar ndonjë gjë (Marku 10:29-30).
Kur ndjekim porosinë e Tij misionare, ne zbulojmë që madje edhe efektet e dhimbshme anësore bashkëveprojnë për ta përmirësuar gjendjen tonë. Shëndeti ynë frymëror dhe gëzimi ynë përmirësohen njëqindfish. Dhe kur vdesim, nuk vdesim me të vërtetë. Në atë çast, ne fitojmë jetën e përjetshme.
Nuk të bëj thirrje që të shkurajohesh apo të shkatërroj sakrificën tënde për Krishtin. Po të bëj thirrje që të heqësh dorë nga gjithçka që ke, për të marrë atë jetë që kënaq ëndjet e tua më të thella. Po të bëj thirrje që t’i konsiderosh të gjitha gjërat si humbje, në krahasim me vlerën e jashtëzakonshme të shërbimit të vazhdueshëm për Mbretin e mbretërve. Po të bëj thirrje që t’i heqësh leckat dhe të veshësh rrobat e ambasadorëve të Perëndisë.
Premtoj se do të kesh përndjekje dhe sakrifica—por kujto gëzimin! “Lum ata që përndiqen për shkak të drejtësisë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve” (Mateu 5:10).
Në 8 Janar 1956, pesë indianë të fisit Uaodani në Ekuador vranë Jim Elliot dhe katër shokët e tij misionarë, teksa po përpiqeshin ta sillnin ungjillin te fisi i tyre prej gjashtëdhjetë personash.
Katër gra të reja humbën bashkëshortët e tyre dhe nëntë fëmijë humbën baballarët. Elisabeth Elliot shkroi që bota e quajti këtë një tragjedi makthi. Pastaj, ajo shtoi: “Bota nuk e dalloi të vërtetën e pjesës së dytë ne kredon e Jim Elliot-it, e cila thotë: ‘Nuk është i marrë ai që jep atë që s’mund ta mbajë, për të fituar atë që s’mund ta humbasë.’”
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione