Solid Joys ShqipShembull
![Solid Joys Shqip](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F34822%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Pasion për Perëndinë dhe për të vërtetën
Ç’të thuash atëherë? Në qoftë se disa nuk besuan, mosbesimi i tyre do të hedhë poshtë, vallë, besnikërinë e Perëndisë? Kurrë mos qoftë; përkundrazi, qoftë Perëndia i vërtetë dhe çdo njeri gënjeshtar, siç është shkruar: “Që ti të dalësh i drejtë në fjalët e tua dhe të fitosh kur të gjykohesh.” (Romakëve 3:3-4)
Interesimi ynë për të vërtetën është një shprehje e pashmangshme e interesimit tonë për Perëndinë. Nëse Perëndia ekziston, atëherë Ai është standardi për të gjitha gjërat dhe mendimi i Tij për të gjitha gjërat është standardi i asaj që duhet të mendojmë.
Të mos interesohesh për të vërtetën, do të thotë të mos interesohesh për Perëndinë. Ta duash Perëndinë me pasion, do të thotë ta duash të vërtetën me pasion. Të jesh i përqendruar në Perëndinë në jetën tënde, do të thotë të jesh i motivuar nga e vërteta në shërbesë. Ajo që nuk është e vërtetë, nuk është nga Perëndia.
Mendo për këto katër grupe tekstesh në lidhje me Perëndinë dhe me të vërtetën:
1) Perëndia është e vërteta
Romakëve 3:3-4 (Perëndia Atë): “Ç’të thuash atëherë? Në qoftë se disa nuk besuan, mosbesimi i tyre do të hedhë poshtë, vallë, besnikërinë e Perëndisë? Kurrë mos qoftë; përkundrazi, qoftë Perëndia i vërtetë dhe çdo njeri gënjeshtar.”
Gjoni 14:6 (Perëndia Bir): Jezusi i tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.”
Gjoni 15:26 (Perëndia Frymë): “Por kur të vijë Ngushëlluesi, që unë do të dërgoj prej Atit, Fryma e së Vërtetës, që del nga Ati, ai do të dëshmojë për mua.”
2) Të mos e duash të vërtetën, do të thotë humbje e përjetshme
2 e Thesalonikasve 2:10: Të ligjtë do humbasin “sepse nuk pranuan dashurinë për të vërtetën që të shpëtoheshin.”
3) Jeta e krishterë bazohet mbi njohjen e së vërtetës
1 e Korintasve 6:15–16: “A nuk e dini se trupat tuaj janë gjymtyrë të Krishtit? Të marr, pra, unë gjymtyrët e Krishtit dhe t’i bëj gjymtyrë të një kurve? Kurrë mos qoftë! A nuk e dini se ai që i ngjitet kurvës është një trup me të?”
4) Trupi i Krishtit ndërtohet me të vërtetë dhe dashuri
Kolosianëve 1:28: “Që ne e kumtuam, duke e paralajmëruar dhe duke e mësuar çdo njeri me çdo urtësi, që ta paraqesim çdo njeri të përsosur në Krishtin Jezus.”
Perëndia na pasionoftë për Të dhe për të vërtetën!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
![Solid Joys Shqip](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F34822%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione