Solid Joys ShqipShembull
Çelësi i përjetimit
Dhe Perëndia mund të bëjë që gjithë hiri të teprojë ndaj jush, që të keni gjithnjë mjaft në çdo gjë dhe t’ju teprojë për çfarëdo vepre të mirë. (2 e Korintasve 9:8)
E dimë se besimi në hirin e ardhshëm të Perëndisë është çelësi i përjetimit të bujarisë, për shkak se te 2 e Korintasve, Pali na paraqet këtë premtim të mrekullueshëm: “Perëndia mund të bëjë që gjithë hiri të teprojë ndaj jush, që të keni gjithnjë mjaft në çdo gjë dhe t’ju teprojë për çfarëdo vepre të mirë” (2 e Korintasve 9:8).
E thënë ndryshe, nëse do të jesh i lirë nga nevoja për ta grumbulluar paranë tënde, nëse do që të përjetosh mbushulli (të hirit!) për çdo vepër të mirë, atëherë vendose besimin tënd në hirin e ardhshëm. Besoji premtimit që “Perëndia mund të bëjë që gjithë hiri të teprojë ndaj jush”, në çdo çast në të ardhmen, pikërisht për këtë qëllim.
Sapo e quajta besimin në hirin e ardhshëm “çelësin e përjetimit” të bujarisë, që të mos mohoj se ka gjithashtu edhe një çelës historik. Ka një çelës përjetimi dhe një çelës historie. Kur flet për hirin që ata morën, Pali i kujton korintasit për çelësin historik të hirit: “Sepse ju e njihni hirin e Zotit tonë Jezu Krisht, që, duke qenë i pasur, u bë i varfër për ju, që ju të bëheni të pasur me anë të varfërisë së tij” (2 e Korintasve 8:9).
Pa këtë vepër historike të hirit, dera e bujarisë që lartëson Krishtin do të mbetej e mbyllur. Hiri i mëparshëm është një çelës i pazëvendësueshëm për dashurinë.
Por vë re se si funksionon hiri i mëparshëm në këtë varg. Ai hir është bërë themeli (Krishti u bë i varfër) i hirit të ardhshëm (që ju të bëheni të pasur). Prandaj, çelësi historik për bujarinë tonë funksionon duke hedhur një themel poshtë çelësit të përjetimit, që është besimi në hirin e ardhshëm.
Pra, çelësi i përjetimit të dashurisë dhe bujarisë është ky: Vendose besimin tënd në hirin e ardhshëm, në mënyrë të patundur—domethënë, që “Perëndia mund (në të ardhmen) të bëjë që gjithë hiri (i ardhshëm) të teprojë ndaj jush”—që nevojat e tua të plotësohen dhe që të jesh në gjendje të gufosh me dashurinë e bujarisë.
Liria nga lakmia vjen prej besimit në hirin e ardhshëm të Perëndisë, besim që të kënaq plotësisht.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione