Solid Joys ShqipShembull

Kur Poçari është për ne
“Mjerë ai që i kundërvihet atij që e ka formuar, një fragment enësh balte me fragmente të tjera të enëve prej balte. A do t’i thotë argjila atij që i jep formë: ‘Ç’po bën?’, a do të thotë vepra jote: ‘Nuk ka duar?’” (Isaia 45:9)
Madhështia e Perëndisë lartësohet kur e shohim Atë përmes lenteve të krijimit ex nihilo (nga hiçi). Ai e urdhëron asgjënë, ajo i bindet dhe bëhet diçka.
Nga hiçi, Ai bën argjilën dhe nga argjila, na bën ne, enët e Zotit (Isaia 45:9), zotërimin e Tij, të destinuar për lavdinë e Tij, në varësi totale ndaj Tij.
“Pranoni që Zoti është Perëndia; na ka bërë ai dhe jo ne vetë; ne jemi populli i tij dhe kopeja e kullotës së tij” (Psalmi 100:3). Është përulëse të jesh një dele dhe një enë, të cilat i përkasin dikujt tjetër.
Sot në mëngjes, po lexoja tek Isaia dhe zbulova një deklaratë tjetër rreth madhështisë së Perëndisë. Kur e lidha këtë me fuqinë absolute të Perëndisë dhe me të drejtat e Tij si Krijues, në zemrën time ndodhi një shpërthim. Buuum!
Isaia 33:12 thotë: “Zoti në madhështinë e tij do të jetë për ne!”
Për ne! Për ne! Krijuesi është për ne dhe jo kundër nesh. Duke pasur gjithë pushtetin në gjithësi si dhe gjithë të drejtën absolute për të bërë siç i pëlqen me atë që ka krijuar—Ai është për ne!
“Asnjë sy nuk kishte parë ndonjë Perëndi tjetër veç teje, që vepron për atë që ka shpresë tek ai” (Isaia 64:4). “Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?” (Romakëve 8:31).
A mendon dot për diçka që (me të vërtetë) të ngushëllon, të jep siguri dhe të kënaq, më tepër sesa fakti që Zoti në madhështinë e Tij është për ty?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione