Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 77 NGA 366

Pasthirrma e lutjes

Sepse të gjitha premtimet e Perëndisë janë “Po” në të. Prandaj përmes tij ne i themi “Amen” Perëndisë për lavdinë e tij. (2 e Korintasve 1:20 – Përkthim i drejtpërdrejtë nga versioni ESV)

Lutja është një reagimndaj premtimeve, domethënë, ndaj sigurive të hirit të ardhshëm të Perëndisë.

Lutja është të tërheqësh nga llogaria ku Perëndia i ka depozituar të gjitha sasitë e hirit të Tij të ardhshëm.

Lutja nuk është të shpresosh në errësirë ​​se mund të ketë një Perëndi me qëllime të mira. Lutja mbështetet në premtimet e Perëndisë. Ajo shkon çdo ditë te banka dhe tërheq aq sa i duhen nga hiri i ardhshëm.

Sigurohu që mos të të shpëtojë lidhja mes dy gjysmave të këtij vargu madhështor. Vër re fjalën “prandaj”: “Të gjitha premtimet e Perëndisë janë “Po” në Krishtin. Prandaj përmes tij ne i themi “Amen” Perëndisë për lavdinë e tij.”

Për t’u siguruar që e kuptojmë këtë, le t’u ndryshojmë vendet dy gjysmave të vargut: Kur ne lutemi, ne i themi “Amen” Perëndisë përmes Krishtit, për shkak se Perëndia ka shqiptuar një “Amen” të prerë për të gjitha premtimet e tij në Krishtin. Lutja është një përgjërim me siguri të plotë se për hir të Krishtit Perëndia do t’i përmbushë premtimet e tij për të na dhënë hir të ardhshëm. Lutja e lidh besimin tonë te hiri i ardhshëm me themelin e gjithçkaje, me Jezu Krishtin.

Kjo na çon te pika e fundit: “Amen” është një fjalë e çmuar dhe plot kuptim kur lutemi. Kuptimi i saj nuk është: “Po, tani e thashë këtë lutje.” Kuptimi i saj parësor është: “Po, Perëndia i ka bërë të gjitha këto premtime.”

“Amen” do të thotë: “Po, Zot, Ti mund ta bësh!” Do të thotë: “Po, Zot, Ti je i fuqishëm! Po, Zot, Ti je i mençur! Po, Zot, Ti je i mëshirshëm! Po, Zot, i gjithë hiri i ardhshëm vjen prej Teje dhe është konfirmuar në Krishtin.”

“Amen” është pasthirrma e shpresës dhe e sigurisë së garantuar pas një lutjeje për ndihmë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 76Dita 78

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​