Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 76 NGA 366


Jezusi do ta përfundojë misionin

“Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi.” (Mateu 24:14)

Nuk di të ketë ndonjë premtim tjetër misionar më frymëzues sesa kjo fjalë nga Jezusi.

Jo: Ky ungjill duhet të predikohet.
Jo: Ky ungjill mund të predikohet.
Por: Ky ungjill do të predikohet.

Kjo nuk është një porosi e madhe, as urdhërim i madh. Kjo është një siguri dhe garanci e madhe.

Kush guxon të flasë kështu? Nga e di Jezusi që do të ndodhë? Çfarë sigurie ka Ai që kisha nuk do të dështojë në detyrën e saj misionare?

Përgjigjja: Hiri i shërbimit misionar është aq i parezistueshëm sa edhe hiri i rilindjes. Krishti mund të premtojë shpalljen universale, sepse Ai është sovran. Ai e di suksesin e ardhshëm të misioneve, sepse Ai e bën të ardhmen. Të gjitha kombet do të dëgjojnë!

Një “komb” nuk është një “vend” modern. Kur Dhiata e Vjetër fliste për kombet, u referohej grupeve si jebusejtë, perezejë, hivejtë, amorejtë, moabitët, kananejtë dhe filistejtë. “Kombet” janë grupe etnike me gjuhën dhe kulturën e tyre të veçantë. Psalmi 117:1 thotë: “Lëvdoni Zotin, ju gjithë kombet! Kremtojeni, ju gjithë popujt!” Kombet janë popuj, të cilët i quajmë grupe njerëzish.

Si Biri sovran i Perëndisë dhe Zoti i kishës, Jezusi e mori këtë qëllim hyjnor dhe e deklaroi atë si një siguri absolute: “Ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet” (Mateu 24:14).

Është absolutisht e sigurt që kauza e misionit botëror do të ketë sukses. Nuk mund të dështojë. Prandaj, a nuk është e arsyeshme, që të lutemi me besim të madh, që të investojmë me siguri të madhe dhe që të shkojmë me ndjesinë që triumfi është i sigurt?

Shkrimet e Shenjta

Dita 75Dita 77

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​