Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 71 NGA 366

Dy të vërteta pafundësisht të fuqishme dhe të dashura

“ ...që shpall fundin që në fillim dhe shumë kohë më parë gjërat që ende nuk janë bërë, duke thënë: ‘Plani im do të realizohet dhe do të bëj gjithçka më pëlqen.’” (Isaia 46:10)

Fjala “sovranitet” nuk shfaqet në Bibël (ashtu sikurse dhe fjala “Trinitet”). Ne e përdorim këtë fjalë për t’iu referuar kësaj të vërtete: Perëndia është në kontroll të plotë të botës, nga intrigat më të mëdha ndërkombëtare e deri te zogu më i vogël, që bie në pyll.

Ja si e thotë Bibla: “Unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër...‘Plani im do të realizohet dhe do të bëj gjithçka më pëlqen’” (Isaia 46:9-10). “Ai vepron si të dojë me ushtrinë e qiellit dhe me banorët e dheut. Askush nuk mund t’ia ndalë dorën ose t’i thotë: ‘Çfarë po bën?’” (Danieli 4:35). “Kush, pra, mund ta ndryshojë? Atë që do, ai e bën, kështu ai do të realizojë plotësisht atë që ka dekretuar kundër meje” (Jobi 23:13-14). “Por Perëndia ynë është në qiejt dhe bën tërë atë që i pëlqen” (Psalmi 115:3).

Një nga arsyet pse kjo doktrinë është kaq e çmuar për besimtarët, është fakti që ne e dimë se dëshira e madhe e Perëndisë është të tregojë mëshirë dhe mirësi ndaj atyre që i besojnë atij (Efesianëve 2:7; Psalmi 37:3-7; Fjalët e Urta 29:25). Sovraniteti i Perëndisë do të thotë se ky plan që Ai ka për ne, s’mund të pengohet, as të dështojë.

Asgjë, absolutisht asgjë, nuk u ndodh atyre që “e duan Perëndinë” dhe “që janë thirrur sipas qëllimit të tij”, përveç asaj që shërben për të mirën tonë më të thellë, më të lartë dhe më të gjatë (Romakëve 8:28; Psalmi 84:11).

Prandaj më pëlqen të them se mëshira dhe sovraniteti i Perëndisë janë shtyllat binjake të jetës sime. Ato janë shpresa e së ardhmes time, janë energjia e shërbimit tim, janë qendra e teologjisë time, janë lidhja e martesës time, janë ilaçi më i mirë për të gjitha sëmundjet e mia, janë kura për të gjitha dekurajimet e mia.

Kur momenti i vdekjes të vijë (qoftë herët apo vonë), këto dy të vërteta do të më rrinë pranë shtratit dhe me krahët e tyre pafundësisht të dashur e të fuqishëm do të më ngrenë drejt Perëndisë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 70Dita 72

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​