Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për AdventinShembull

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për Adventin

DITA 5 NGA 25

Kalvari nuk anashkalohet

Ndoshta mendon se, nëse Perëndia e sundon botën në atë mënyrë sa të përdorë numërimin e popullsisë të një perandorie për ta çuar Marinë dhe Jozefin në Betlehem, sigurisht që Ai mund t’u siguronte një dhomë në han.

Patjetër që mund ta bënte! Pa diskutim që Ai mund ta bënte! Jezusi mund të kishte lindur në një familje të pasur dhe mund t’i kishte kthyer gurët në bukë në shkretëtirë. Ai mund të kishte thirrur dhjetë mijë engjëj që t’i vinin në ndihmë në Gjetsemani. 

Jezusi mund të kishte zbritur nga kryqi dhe ta kishte shpëtuar veten, ndaj pyetja s’është çfarë mund të bëjë Perëndia, por çfarë vendosi të bënte.

Vullneti i Perëndisë ishte që, edhe pse Krishti ishte i pasur, për hirin tonë Ai u bë i varfër. Shenjat “S’kemi dhoma të lira!” te hyrjet e të gjitha haneve në Betlehem ishin për hirin tuaj. “Ai u bë i varfër për ju” (2 e Korintasve 8:9).

Perëndia sundon mbi të gjitha gjërat, edhe mbi kapacitetet e hoteleve dhe shtëpive me qira ditore, për hir të fëmijëve të Tij. Rruga e Kalvarit nis me shenjën “S’kemi dhoma të lira!” në Betlehem dhe përfundon me talljet dhe pështymat ndaj kryqit në Jerusalem.

Nuk duhet të harrojmë se Jezusi tha: “Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë” (Luka 9:23).

Ne i bashkohemi Jezusit në rrugën e Kalvarit dhe e dëgjojmë tek na thotë: “Kujtoni fjalën që unë ju thashë: ‘Shërbëtori nuk është më i madh se i zoti i tij’. Nëse më kanë përndjekur mua, do t’ju përndjekin edhe ju” (Gjoni 15:20).

Atij që thërret me entuziazëm: “Zot, unë do të të ndjek kudo që të shkosh,” Jezusi i përgjigjet: “Dhelprat kanë strofka dhe zogjtë e qiellit kanë fole, kurse Biri i njeriut nuk ka ku të mbështesë kryet” (Luka 9:57-58).

Po, Perëndia mund të ishte kujdesur që Jezusi të kishte një dhomë përlindjen e Tij, por kjo do ta kishte anashkaluar Kalvarin.

Shkrimet e Shenjta

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për Adventin

Adventi ka të bëjë me adhurimin e Jezusit. Zhytuni për disa çaste çdo ditë dhe largohuni me diçka që do ta ushqejë gëzimin tuaj në Perëndinë gjatë kësaj stine Krishtlindjeje.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën "IGNIS" në Shqipëri për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni https://dritez.al/lajm-i-mire-gezim-i-madh/