Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për AdventinShembull
Dy lloj kundërshtimesh ndaj Jezusit
Jezusi i shqetëson njerëzit që nuk duan ta adhurojnë Atë dhe sjell kundërshtim për ata që duan ta adhurojnë. Mund të mos jetë kjo pika kryesore në mendjen e Mateut, por është rrjedhoja e pashmangshme e shpalosjes së historisë.
Në këtë histori, ka dy lloje njerëzish, që nuk duan ta adhurojnë Jezusin.
Lloji i parë janë ata që thjesht nuk bëjnë asgjë me Jezusin. Ai është askushi për ta. Ky grup përfaqësohet në fillim të jetës së Jezusit nga krerët e priftërinjve dhe skribët. Mateu 2:4 thotë: “Dhe, pasi i mblodhi të gjithë kryepriftërinjtë dhe skribët e popullit, (Herodi) u kërkoi ku duhet të lindte Krishti.”
Kështu ata i treguan dhe kaq: pastaj iu kthyen punës si normalisht. Heshtja e plotë dhe mosveprimi i udhëheqësve është e habitshme, nën dritën e madhështisë së asaj që po ndodhte.
Vini re që Mateu 2:3 thotë: “Por mbreti Herod, kur i dëgjoi këto fjalë u shqetësua, dhe mbarë Jerusalemi bashkë me të.” Me fjalë të tjera, po përhapeshin fjalë që dikush kish thënë se Mesia kishte lindur. Mosveprimi nga ana e kryepriftërinjve është tronditës: pse nuk shkuan me dijetarët? Ata nuk kanë interes. Ata nuk kanë pasion për ta gjetur Birin e Perëndisë dhe për ta adhuruar Atë.
Lloji i dytë i njerëzve, të cilët nuk duan ta adhurojnë Jezusin, janë ata që ndihen shumë të kërcënuar prej Tij. Në këtë histori, ky është Herodi. Ai është tepër i frikësuar–aq sa komploton, gënjen dhe pastaj kryen një gjenocid, thjesht për ta hequr qafe Jezusin.
Po kështu edhe sot, këto dy lloj kundërshtimesh do të ngrihen kundër Krishtit dhe adhuruesve të Tij: shpërfillja dhe armiqësia. Vërtet shpresoj që ti të mos jesh në ndonjërin prej këtyre grupeve.
Nëse je i krishterë, lejo që kjo Krishtlindje të jetë koha kur ti mediton mbi kuptimin dhe çmimin që ka adhurimi dhe ndjekja e Mesias.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Adventi ka të bëjë me adhurimin e Jezusit. Zhytuni për disa çaste çdo ditë dhe largohuni me diçka që do ta ushqejë gëzimin tuaj në Perëndinë gjatë kësaj stine Krishtlindjeje.
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën "IGNIS" në Shqipëri për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni https://dritez.al/lajm-i-mire-gezim-i-madh/