Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për AdventinShembull

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për Adventin

DITA 10 NGA 25

Ar, livandë dhe mirrë

Perëndia nuk shërbehet prej duarve të njerëzve sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë (Veprat 17:25). Dhuratat e dijetarëve nuk iu dhanë Jezusit për ta ndihmuar apo për t’ia plotësuar nevojat. Ishte çnderuese për një monark që vizitorë të huaj t’i sillnin pako me dhurata mbretërore.

Këto dhurata nuk ishin as formë ryshfeti. Ligji i Përtërirë 10:17 thotë se Perëndia nuk merr ryshfete. Epo, çfarë kuptimi kanë ato vallë? Si na qenkan adhurim?

Dhuratat që u jepen njerëzve të pasur dhe që kanë mjaftueshëm, tregojnë një jehonë dhe intensifikim të dëshirës së dhuruesit për të treguar sa i mrekullueshëm është personi që po i dhurohen këto dhurata. Në njëfarë kuptimi, t’i japësh dhurata Krishtit është si agjërimi–të privosh veten nga diçka për të treguar se Krishti është më i vlefshëm nga ajo që po e privon veten.

Kur i jep një dhuratë Krishtit, është si t’i thuash: “Gëzimi që po kërkoj (Mateu 2:10 thotë: “Por, kur e panë yllin, u gëzuan me gëzim shumë të madh”), nuk është shpresa që të bëhem i pasur duke shkëmbyer dhurata me Ty apo duke biseduar për ndonjë pagesë. Nuk kam ardhur te Ti për gjërat e Tua, por për Ty

Këtë dëshirë po e intensifikoj dhe po e demonstroj duke dorëzuar gjëra, me shpresën që do të kënaqem më tepër me Ty. Duke të dhënë Ty atë për të cilën nuk ke nevojë, por me të cilën mund të kënaqem, po them me më tepër vërtetësi dhe dëshirë: ‘Ti je thesari im dhe jo këto gjëra.’”

Mendoj se kjo është ajo çfarë do të thotë ta adhurosh Perëndinë me dhurata ari, livande dhe mirre. Apo me çfarëdolloj gjëje tjetër që mund të mendojmë t’i japim Perëndisë.

Zgjoftë Perëndia brenda nesh një dëshirë për vetë Krishtin dhe thënçim edhe ne nga zemra: “Zot Jezus, Ti je Mesia, Mbreti i Izraelit. Të gjitha kombet do të vijnë dhe do të përulen para Teje. Perëndia vë në lëvizje gjithë botën, për t’u siguruar që të adhurohesh. Prandaj çfarëdolloj kundërshtimi që mund të has, me gëzim të jap autoritetin dhe dinjitetin Ty, dhe të sjell dhuratat e mia për të thënë se vetëm Ti mund ta kënaqësh zemrën time.”

Shkrimet e Shenjta

Dita 9Dita 11

Rreth këtij plani

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për Adventin

Adventi ka të bëjë me adhurimin e Jezusit. Zhytuni për disa çaste çdo ditë dhe largohuni me diçka që do ta ushqejë gëzimin tuaj në Perëndinë gjatë kësaj stine Krishtlindjeje.

Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën "IGNIS" në Shqipëri për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni https://dritez.al/lajm-i-mire-gezim-i-madh/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë