Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për AdventinShembull

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për Adventin

DITA 24 NGA 25

Dy qëllimet për Krishtlindje

Kur 1 e Gjonit 3:8 thotë: “Prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit,” cilat janë “veprat e djallit” për të cilat flet Gjoni? Përgjigjja është e qartë nga konteksti.

Së pari, 1 e Gjonit 3:5 është një paralele e qartë: “Dhe ju e dini se ai u shfaq për të hequr mëkatet tona.” Fraza “ai u shfaq për të” përdoret në vargjet 5 dhe 8. Prandaj gjasat janë që “veprat e djallit”, të cilat Jezusi erdhi t’i shkatërronte, janë mëkatet. Pjesa e parë e vargut 8 e bën shumë të qartë: “Kush bën mëkat është nga djalli; sepse djalli mëkaton nga fillimi.”

Çështja në këtë kontekst është të mëkatuarit, nuk janë sëmundjet, makina e prishur apo oraret e ngatërruara. Jezusi erdhi në botë për të na ndihmuar të ndalojmë së mëkatuari.

E shohim akoma më qartë, nëse këtë të vërtetë e vendosim krah për krah me 1 e Gjonit 2:1: “Djema të mi, ju shkruaj këto që të mos mëkatoni.” Ky është një nga qëllimet më të mëdha të Krishtlindjes, një nga qëllimet më të mëdha të mishërimit (1 e Gjonit 3:8).

Por ka edhe një qëllim tjetër pse Gjoni shton te 1 e Gjonit 2:1-2: “Dhe në qoftë se ndokush ka mëkatuar, kemi një avokat tek Ati, Jezu Krishtin, të drejtin. Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ato të të gjithë botës.”

Shiko kuptimin e kësaj: Jezusi u shfaq në botë për dy arsye. Ai erdhi që ne të mos vazhdojmë të mëkatojmë–pra, Jezusi erdhi të shkatërronte veprat e djallit (1 e Gjonit 3:8); dhe Ai erdhi që të siguronte shlyerjen për mëkatet tona, nëse mëkatojmë. Ai erdhi që të ishte një flijim zëvendësues, që heq tej zemërimin e Perëndisë për mëkatet tona. 

Rezultati i këtij qëllimi të dytë nuk është që të dobësojë qëllimin e parë. Falja nuk ka qëllim lejimin e mëkatit. Vdekja e Krishtit për mëkatet tona nuk synon që ne të rehatohemi në betejën tonë kundër mëkatit. 

Përkundrazi, rezultati i këtyre dy qëllimeve të Krishtlindjes është që pagesa e kryer një herë e përgjithmonë për mëkatet tona, të jetë për ne liria dhe pushteti që na aftësojnë ta luftojmë mëkatin, jo si legalistë, duke u përpjekur të fitojmë shpëtimin tonë, as si të frikësuar se mos e humbim atë, por si fitimtarë që hidhen në betejë kundër mëkatit me gëzim dhe siguri, edhe nëse kjo na kushton jetën.

Shkrimet e Shenjta

Dita 23Dita 25

Rreth këtij plani

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për Adventin

Adventi ka të bëjë me adhurimin e Jezusit. Zhytuni për disa çaste çdo ditë dhe largohuni me diçka që do ta ushqejë gëzimin tuaj në Perëndinë gjatë kësaj stine Krishtlindjeje.

Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën "IGNIS" në Shqipëri për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni https://dritez.al/lajm-i-mire-gezim-i-madh/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë